Home Sporti “Dukej si i d...

“Dukej si i dehur”, në Angli tallen me gafën qesharake të De Geas (VIDEO)

174
0

Një gabim që mund të quhet fare mirë si amator. Portieri spanjoll i Red Devils, David De Gea, e gjeti veten protagonist për keq në ndeshjen kundër Everton, në FA Cup. Rezultati përfundimtar 3-1 e shuan disi përmasën e gabimit të portierit të Djajve të Kuq. De Gea në fakt i fali golin e barazimit të përkohshëm 1-1 kundërshtarëve të United.

I befasuar nga një goditje në formë krosimi, De Gea e gjeti veten me topin mes këmbëve, që pas pak çastesh kaloi poshtë tij, duke i dhuruar një gol të lehtë Coady. Nuk munguan komentet për episodin në pjesën e parë të ndeshjes.

Në veçanti, ranë në sy fjalët e Roy Keane për ITV: “Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë. Sinqerisht ishte sikur të kishte pirë disa gota më parë. Vërtet. Dukej sikur një lojtar e kishte vënë veten në vend të portierit dhe nuk dinte çfarë të bënte dhe si të ndërhynte. Nga një lojtar me përvojën e tij nuk e prisja kurrë një gabim të tillë”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit