Home Aktualitet Durrësi dhe K...

Durrësi dhe Korça ngjiten në skenën e Festivalit Folklorik! Vëmendja te kostumet shumëngjyrëshe

44
0

Grupi artistik i Krujës çeli natën e katërt të festivalit folklorik të Gjirokastrës, me këngë e valle të dasmës qytetare krutare. Kostumet shumëngjyrëshe të mishëruara tek të rinjtë e ketij grupi folklorik tërhoqen vemendjen e publikut.

Kruja mori pjesë në festival si pjesë e Qarkut të Durrësit. Më pas u ngjitën në skenë folkloristët e qarkut të Korçës, që dallojnë për muzikën qytetare, sazet , ritmet e Devollit, vallet burimore të burrave e grave.

Festivali Folklorik Kombëtar do të vazhdojë në Kalanë e Gjirokastrës deri të shtunën e 1 korrikut. Festa e madhe e traditës dhe folkut është rikthyer pas 8 vitesh mungesë duke tërhequr vemendjen edhe të turistëve që ndodhen në qytetin e gurtë. Marrin pjesë në total 1200 artistë nga 12 qarqet e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit