Home Sporti Dy yjet e Rea...

Dy yjet e Realit në dyshim për super duelin ndaj Liverpoolit

47
0

Karim Benzema dhe Toni Kroos nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për sfidën e të shtunës në La Liga kundër Osasunës. Në ndeshjen e fundit të fituar 4-0 përball Elches, Benzema shënoi dy gola.

Ai u zëvendësua në minutën e 78-të, për shkak të lodhjes muskulore që do ta mbajë jashtë në ndeshjen përballë Osasunas. Toni Kroos vazhdon të ketë probleme shëndetësore. Gjermani do të humbasë përsëri një sfidë vendimtare në kampionat.

Në konferencën për shtypin përpara takimit ndaj Osasunës, Ancelotti konfirmoi mungesat e Benzema dhe Kroos. Për sa i përket formacionit, italiani theksoi se nga minuta e parë do të luajë përsëri Rodrygo.

Kroos është jashtë për shkak të një problemi shëndetësor, ai nuk do të jetë në dispozicion në këtë sfidë. Nga minuta e parë do të nisë përsëri Rodrygo, Gjithashtu rikthehet edhe Vinicius“.

Shqetësimi kryesor i teknikut italian është ndeshja në fazën me eliminim direkt në Champions League. Kampionët do të përballen me Liverpoolin dhe Ancelotti mund të mos ketë në dispozicion dy lojtarë të formacionit titullar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit