Home Aktualitet 12 deputetë n...

12 deputetë nga opozita nuk votuan për arrestimin e Arben Ahmetajt

64
0

Arben Ahmetaj tashmë është pa imunitet, por ende me mandat si deputet i PS-së.

117 deputetë nga PS dhe PD-ja votuan pro heqjes së imunitetit, pra SPAK të vijojë me arrestimin dhe kontrollet e banesave, por 3 deputetë të opozitës abstenuan. Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

12 deputetë të opozitës kanë munguar në seancën plenare. Është e çuditshme mungesa në këtë moment, kjo pasi dosja e Ahmetajt ka qenë beteja politike e PD-së prej më shumë se 1 vit dhe kur e kanë në dorë të jenë bashkë, sot 12 deputetë munguan. Mungesa më e madhe ishte opozita sesa te maxhoranca, e cila votoi pro kërkesës së SPAK-ut.

Agron Duka thotë se ka abstenuar se është ende i paqartë në lidhje me procedurat ndërsa shtoi se abstenimi nuk është një votë kundër. Mes tjerash ai shtoi se kushdo që ka përvetësuar para publike duhet të dënohet.

“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohen për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politik por teknikë, gjë që është e pamundur. Nga ana tjetër nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim”,-tha ai.

Vangjel Dule thotë se edhe abstenimi është një qëndrim.

Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.

12 emrat që munguan:

Arbi Agalliu
Bujar Leskaj
Mesila Doda
Ferdinant Xhaferraj
Flutura Açka
Kasëm Mahmutaj
Tritan Shehu
Shpëtim Idrizi
Agron Shehaj
Petrit Doda
Nustret Avdulla
Gëzim Ademaj

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit