Home Euro 2020 E dini motivi...

E dini motivin se përse Spanja ka ftuar 24 futbollistë dhe jo 26 për në Europian?

17
0

Siç edhe mund ta dini, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Europian kanë publikuar listat e tyre. Trajnerët kanë pasur mundësinë që të grumbullojnë jo 23 si herët e tjera, por 26 futbollistë, duke marrë në konsideratë faktin që ka qenë një sezon i gjatë dhe i ngarkuar.

Por e dini se Spanja nuk e ka shfrytëzuar këtë shans të artë?

Luis Enrique ka justifikuar vendimin e tij për të grumbulluar vetëm 24 futbollistë, me faktin që ai i shikon si më efektivët vetëm 18 apo 19 futbollistë. 24 futbollistë sipas tij janë më shumë se mjaftueshëm për të pushuar në ndeshje të veçanta.

Lista e Spanjës:

Portierë: David de Gea, Unai Simón, Robert Sánchez.

Mbrojtësit: Aymeric Laporte, Eric García, José Gaya, César Azpilicueta, Jordi Alba, Pau Torres, Diego Llorente, Marcos Llorente.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Thiago Alcantara, Koke, Rodri, Pedri, Fabián Ruiz.

Sulmuesit: Alvaro Morata, Dani Olmo, Gerard Moreno, Mikel Oyarzabal, Ferran Torres, Pablo Sarabia, Adama Traore.

/R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit