Home Bota E frikshme, t...

E frikshme, trupat e viktimave të Covid-19 dalin në sipërfaqe të lumit

7
0

Përmbytjet e ditëve të fundit në Indi, kanë zbuluar varret e cekëta të qindra viktimave të Covid-19. Terreni është prishur nga ujërat e përmbytjeve duke zbuluar trupa gjysmë të varrosur, si dhe dhjetra të tjerë që kanë dalë në sipërfaqen e lumit Ganges.

Zyrtarët thonë se rreth 600 persona janë varrosur në lumë, por banorët thonë se numri besohet akoma më i lartë. Tmerret e fundit vijnë teksa vendi goditet nga një tjetër valë e pandemisë Covid-19 teksa numri total i viktimave në Indin tashmë i afrohet shifrës 400,000.

Trupat e mbështjellë me veshjet karakteristike indiane shiheshin që lëviznin në sipërfaqen e lumit. Familjet në lindje dhe në veri të Indisë nuk mund të përballojnë varrime apo kremime ceremoniale për të dashurit e tyre, prandaj shpesh i varrosin ata në varre të cekëta në brigjet e lumit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit