Home Sporti E KRYER/ Ardi...

E KRYER/ Ardian Ismajli ndryshon skuadër në Seria A

105
0

Pas një sezoni shumë të mirë me Spezian në Seria A, Ardian Ismajli ka vendosur që të ndryshojë skuadër. Mbrojtësi i Kombëtares sonë është futbollisti i ri i Empolit, që këtë sezon do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Akordi mes dy klubeve është arritur tashmë, teksa në ditët në vijim Ismajli do të prezantohet në ekipin që drejtohet nga Aurelio Andreazzoli. Mbrojtësi mesa duket është bindur nga projekti i Empolit, ku do të tentojë që të zhvillojë ndeshje të mëdha ndaj yjeve të Seria A. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit