Home Rajoni E papritur, L...

E papritur, Lajçak njofton vizitë në Serbi, por nuk vjen në Kosovë

16
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka nisur sezonin e ri politik me vëmendje të madhe në Ballkanin Perëndimor. Ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në forumin Alpbah në Austri.

“Ndërkohë që ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që mbeti lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, njofton Lajçak, ndërsa ka ftuar dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitat e tij të kësaj jave.

Zyrtari i BE njofton se do të takohet gjatë kësaj jave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe se do zhvillojë një vizitë në Beograd, por në Prishtinë nuk do të shkojë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit