Home Bota E vetmja gaze...

E vetmja gazetare që u përball me talebanët dhe bëri pyetjen e guximshme

28
0

E gjithë bota është e shqetësuar për atë që po ndodh në Afganistan, aty ku talebanët kanë marrë kontrollin e shtetit dhe pasiguritë janë të shumta.

Gazetarja Charlotte Bellis ishte personi i parë i ulur para talebanëve të martën, ku i ka bërë një pyetje mjaft të guximshme grupit të njerëzve të armatosur që morën kryeqytetin e Afganistanit tronditi botën. Me flokët bjonde të cilat fshiheshin poshtë një shamie, ajo u përqendrua rreth asaj se si ata do të respektonin të drejtat e mijëra grave të tmerruara afgane.

CharlotteBellis ishte e vetmja gazetare femër që lejohej të merrte pjesë në konferencën e parë zyrtare për shtyp të talebanëve dhe ajo nuk e humbi rastin. “Unë dua t’ju flas për të drejtat e grave dhe të drejtat e vajzave, nëse gratë do të lejohen të punojnë dhe nëse vajzat do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë. Çfarë garancish mund t’u jepni grave dhe vajzave se të drejtat e tyre do të mbrohen?”

Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve i siguroi gazetarët se ‘Emirati Islamik’ do t’u japë grave të drejtat e tyre për sa kohë që ata ndjekin ligjin e Sheriatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit