Home Aktualitet E vetmja grua...

E vetmja grua në garën për kryebashkiak i Tiranës, Lajla Përnaska

413
0

Një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, ish-deputetja Lajla Përnaska, është e vetmja grua në garën për bashkinë e Tiranës. Ajo do të garojë nën siglën e PDIU-së dhe ka treguar në një intervistë për “Abc News” arsyet e këtij vendimi.

“Shtysa kryesore është duke qenë para një fakti që unë si shumë të tjerë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë, dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime, nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë.

Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë edhe kandidimin si e pavarur, por ka më shumë procedura. Gjeta dakordësinë me lidershipin e PDIU-së, për të marrë mbështetjen e tyre për procesin e regjistrimit. Eshtë qytetari që do vlerësojë atë që është më afër preferencave të tij. Nuk e shoh betejën me kandidatët, por dua të kontribuoj sa me shumë për Tiranën tonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit