Home Aktualitet Edhe propozim...

Edhe propozimi për ciklin menstrual nuk pranohet, PS sërish kundër Erion Braçes

33
0

Propozimi i bujshëm nga deputeti i PS-së, ish-zv/kryeministri Erion Braçe për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual, është rrëzuar këtë të pretme në komisionin e Ekonomisë. Sipas ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete këtë mund ta shqyrtojmë në një moment të dytë.

Braçe: Propozoj përjashtimin nga TVSH-ja të produkteve higjieno-sanitare, për ciklin menstrual të grave dhe vajzave. Puna e papaguar e grave ka një ndikim të fortë në ekonominë kombëtare.

Ervin Mete: Në parim jemi dakord me mbështetjen e grave, jo vetëm për paketën higjienike por edhe më shumë. Por në këtë moment, që ne kemi një qasje drejt eliminimin e përjashtimeve. Në 2 muaj do të bëjmë dhe një analizë sidomos të përjashtimeve që kemi tek TVSH. Ne do të kërkonim që ta kërkonim më gjatë propozim, duke pasur parasysh që kodet me të cilat lidhet kanë ndërthurje edhe me produkte të tjera, dhe impakti total nuk është i pa konsiderueshëm. Ta shqyrtojmë në një moment të dytë jo të lidhur tani me buxhetin.

Erion Braçe: Që në vitin 2006 ka një direktivë për këtë, më pas ka një rezolutë të BE, që e konsideron problem të madh për shëndetin. Si çështje evropiane që lidhet me shëndetin e grave daton nga viti 2006. Mendoj se do të vijmë shumë shpejt këtu edhe për shkak të procesit në BE. Ne nuk kemi ndonjë politikë të veçante për të mbështetur gratë, përveç ndihmës që japim për gratë kryefamiljare. Mbi gratë rëndon puna e papaguar, puna e nën paguar dhe në pa barazi me punën që bën një burrë. Po humbim popullsi, jo vetëm në numër, edhe si pasojë e plakjes, po humbim lindje të reja që lidhen me shëndetin riprodhues të grave. Në këtë pikë kjo masë vlen shumë. Ndikimi qoftë moral por edhe financiar është i konsiderueshëm edhe nëpër familje. Është themelore ta ndërmarrim një masë të tillë. Kostoja për një familje për paketën higjieno sanitare është sa 2 ndihma ekonomike në vit.

Gjylameti: Mendoj se duhet të marrim një nismë më të madhe se kaq, por të shkojmë edhe tek mbështetja e fëmijëve apo moshës së tretë apo kategorive të tjera që të marrin paketën higjienike pa TVSH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit