Home Aktualitet Edhe pse shpa...

Edhe pse shpalli “non grata” Berishën, deputeti i Rithemelimit: Vizita e Blinken në Tiranë shumë e rëndësishme

146
0

Edhe pse shpalli “non grata” Sali Berishën dhe ky i fundit ngriti një padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rithemelimi e pranon që vizita e Antony Blinken në vendin tonë është shumë e rëndësishme.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu thotë se vizita e drejtuesit të diplomacisë së SHBA me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

“Blinken, vizitë shumë e rëndësishme për Shqipërinë e Rajonin. E drejtuesit të diplomacisë së partnerit tonë kryesor gjeo-politik, kampionit të demokracisë e vlerave, SHBA. Veçanërisht e tillë kjo në momente të rrezikshme për rajonin plot interferenca nga lindja, që sjell pasoja në forcimin në rajon të autokracive që shkatërrojnë parlamentarizmin e emërojnë opozitën”, shkruan Shehu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit