Home KRYESORE Edi Rama: Nga...

Edi Rama: Nga 1 janari nuk do ketë më sportele, veçse online në e-albania

228
0

Kryeministri Rama ka folur nga Lezha. Ai shkruan në facebook: “Lezhë, Bashkëqeverisja si Ligj i Ri – Takimi i katërt sensibilizues për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor, për ta çliruar qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe duke e përballur administratën me pasojat e çdo vonese në shërbimin ndaj qytetarit”.

Me pas foli në takim ku tha se “Sot nuk ka nevojë për sportel as në Hipotekë. Duke filluar nga 1 janari do ti mbyllim të gjitha sportelet. Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti dhe të gjithë shfrytëzuan e-Albania, kështu do të bëjmë edhe me sportelet. Është fatkeqësi që ndërkohë kemi këtë mekanizëm dhe të presim. Dhe kostoja të jetë e madhe.

Me këtë sistem të ri do të bëjmë që shërbimet të merren online. Në të gjitha rastet kur ti has probleme me shërbimin ke platformën ‘Shqipëriaqëduam’ dhe përcjell ankesën. Janë me qindra njerëz që janë aty për tu marrë me kërkesën tënde sipas fushave. Sistemi i ri është i tillë që në mënyrë kompjuterike nxjerr me pullë të kuqe të gjitha rastet kur qytetarët kanë aplikuar dhe afti është shkelur dhe në atë moment titullari, ministri, qeveria e marrin vesh menjëherë. Në atë moment fillon procedura e hetimit. Ky është një revolucion që do të transformojë marrëdhënien e qytetarit me shtetit”,-deklaroi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit