Home Bota Ekipi i Naval...

Ekipi i Navalnyt akuza Rusisë për fshehjen e trupit: Ata po punojnë që të mbulojnë gjurmët

48
0

Një mister është vdekja e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny, por nëna e tij nuk ka qenë në gjendje të marrë trupin e tij pas vdekjes në një burg në Arktik. Lyudmila ka bërë të ditur se trupi i djalit të saj do të dorëzohej vetëm pasi të kishte përfunduar një ekzaminim pas vdekjes. Ekipi i Navalny beson se Navalny u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

”Trupi i tij tani është në Salekhard, është një qytet tjetër, dhe trupi është marrë nga komisioni hetimor dhe ata janë duke kryer një lloj hetimi me të. Ne kërkojmë që autoritetet ruse t’ia japin menjëherë trupin e Alexeit familjes së tij”,-tha zëdhënësja e Alexei Navalny, Kira Yarmysh.

Ajo shprehet se vdekja e Navalny ishte një vrasje e pastër dhe shpreson që liderët perëndimorë të mbanin përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin.

Aleatët e Navalny pretendojnë se trupi i tij po mbahet qëllimisht nga autoritetet ruse në mënyrë që ata të mbulojnë gjurmët. Navalny ishte një nga figurat më të spikatura të opozitës ruse ndaj regjimit të Putinit dhe vuajti dënimin e tij për akuza të motivuara politikisht në koloninë penale “Ujku Polar” në Kharp, rreth 1,200 milje në veri të Moskës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit