Home Sporti Eklent Kaçi k...

Eklent Kaçi korr sukses në Las Vegas, shpallet kampion bote në bilardo

113
0

Eklent Kaçi ka nderuar sërish Shqipërinë në sportin e bilardos duke u shpallur për të dytën herë kampion bote në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7.

Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi. Eklent Kaçi përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit.

Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit. Një sukses që pakkush e kishte menduar dhe tashmë Shqipëria ka një kampion bote edhe në bilardo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit