Home Aktualitet Ekrem Spahia ...

Ekrem Spahia tregon sesi ndodhi sh*rri mes Lekës dhe Elias: Ai shkoi të takonte princeshën dhe…

308
0

Ekrem Spahia ka komentuar sherrin e bujshëm mes princ Lekës dhe Elia Zaharisë, duke u shprehur se ka dijeni pasi ka qëndruar shpesh pranë familjes mbretërore. Ai rrëfeu në emisionin “Breaking” në Top News, se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia, vuri re se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën.

“Princi rezaton mirësi. Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë “pse janë hapur këto?”.

Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë “këtë, këtë”, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë.

Dëshira jonë ishte që Princi të vazhdonte traditën duke u martuar me një vazjë nga familje mbretërore. Nuk u bë e mundur. Ne menduam për nja dy vajza të mira nga familje të larta të Kosovës. Megjithatë ai zgjodhi dëshirat e tij dhe u martua me vajzën që mendonte se ishte mirë. Erdhi një moment, Princi është një njeri që, pavarësisht se unë kam ato bindje, ai është një njeri i mirëarsimuar, i kulturuar, i qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe”, tha Spahia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit