Home Aktualitet Eksperti i Sh...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho: Nëse nuk e keni kaluar COVID-19, vaksinohuni

29
0

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, apelon qytetarët që nuk e kanë kaluar koronavirusin që të vaksinohen.

Izraeli, vendi lider në botë sa i takon aftësisë për të siguruar informacion, vë në dukje doktori ka vaksinuar 90% të popullsisë mbi 12 vjeç me një dozë, 82% me dy dhe rreth 25% me tri.

Ushtria amerikane, më e forta në planet, e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-it.

“Sipas konspiracionistëve shqiptarë dhe botërorë, as vendi me agjencitë më të afta të zbulimit në botë dhe as vendi me ushtrinë më të fortë në botë nuk paska ‘vizionin’ dhe ‘aftësinë’ për të kuptuar se vaksina ‘fut çipa’, ‘shkatërron ADN-në’, ‘shkakton vdekje’, ‘nuk ka asnjë efekt mbrojtës’, etj., etj.

Nëse dikush preket nga COVID-19 në Gjermani, SHBA apo Izrael, sistemi shëndetësor bën të pamundurën për ta shpëtuar duke i ofruar deri edhe mushkëri artificiale dhe transplant mushkërie!

Ju jetoni në një vend me sistem shëndetësor inekzistent që pak muaj më parë la mijëra shqiptarë të vdisnin në shtëpi dhe familjarët e tyre të kërkonin oksigjen në tregun e zi.

Fatlumët u hipën avionëve apo u kuruan në spitalet private duke paguar dhjetëra mijëra euro. Një pjesë e madhe ishin shumë vonë dhe u kthyen të vdekur nga Italia e Turqia!

Nëse nuk e keni kaluar ende COVID-in dhe ju dhimbset shëndeti dhe jeta juaj, vaksinohuni”, apelon Dasho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit