Home Bota El Chapo: Pol...

El Chapo: Politikanët e lartë janë krerët e vërtetë të trafikut të drogës

204
0

Dikur mbret i kokainës, por që prej vitesh El Chapo po vuan dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë në SHBA. Në një rrëfim të fundit, ai thotë se kriminelët më të këqinj të trafikut ndërkombëtar të drogave janë politikanët që e lejojnë të ndodhë.

Në një deklaratë të dhënë me avokatin e tij Mariel Colón, El Chapo tha se mënyra e vetme e ndalimit të luftës së përgjakshme të trafikut të drogave është që autoritetet të ndjekin “politikanët përgjegjës në dy anët e kufirit Meksikë-SHBA”.

Ndërsa për veten, ai nënvizon se ashtu si shumë krerë të tjerë të burgosur të trafikut, është vetëm një “trofe” për t’u nxjerrë në televizion, ndërsa shefat e vërtetë janë ata që nuk dënohen asnjëherë.

“Prej vitesh autoritetet nxjerrin këta drejtues të supozuar të trafikut por kjo nuk shërben për asgjë, sepse duhen ndjekur politikanët që e lejojnë atë. Kjo është ajo që ai ka shprehur gjithmonë”, tha Colón, avokat i El Chapo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit