Home Aktualitet Elbasan: nis ...

Elbasan: nis shpërndarja e koshave për mbetjet e diferencuara

16
0

Në qytetin e Elbasanit ka nisur vendosja e koshave të diferencuar me qëllim grumbullimin e mbeturinave në mënyrë të diferencuar.
Në moton “Ndaj riciklo, ruaj”! 200 kontenierë të rinj po vendosen në 5 rrugë kryesore të qytetit, më konkretisht në bulevardin “Aqif Pasha”, rruga “Qemal Stafa”, Rruga “Thoma Kalefi”, rruga “Rinia”, si edhe “28 Nëntori”.
“Vendosja e kontenierëve të diferencuar na ndihmon të bëjmë hapa para në menaxhimin e mbetjeve urbane, me qëllim që të gjithë bashkë t’a bëjmë Elbasanin më të pastër”, pohon kryetari i bashkisë, Gledian Llatja.
Katër kontenierë dy në ngjyrë blu janë vendosur për të hedhur mbetjet urbane, një jeshil dhe një i verdhë janë të specifikuara për të hedhur mbetjet plastike karton, si edhe qelq metal.
Duke filluar që nga dita e sotme në këto 5 lagje të mëdha të qytetit të Elbasanit do të nisë mbledhja e diferencuar e mbetjeve, me qëllim për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.
Për t’u njohur më mirë me kontenierët bashkia e Elbasanit ka bërë edhe një fushatë të gjerë sensibilizimi duke angazhuar të rinjtë e qytetit, si edhe konkursin “Shkolla e Gjelbër” me gjimnazistët e qytetit me qëllim ndarjen e mbetjeve në kontenierin përkatës.
Muaji Prill është muaji i ndërgjegjësimit për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane, në kuader të kësaj fushate u realizua vendosja e kontenierve në Bulevardin kryesor të qytetit, për të vijuar në lagjet e tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit