Home Bota Elon Musk fle...

Elon Musk flet për ekzistencën e alienëve, çfarë dihet deri tani

144
0

Miliarderi Elon Musk deklaron se nuk dihet ende nëse alienët ekzistojnë dhe se ai nuk do të ishte në gjendje ta mbante sekret nëse do të zbuloheshin.

CEO i Twitter-it dhe themeluesi i SpaceX tha për Fox News se nuk ka asnjë provë “të jetës së vetëdijshme” askund në univers përveç planetit Tokë, një fenomen që njerëzit sipas tij e marrin si të mirëqenë.

“Shumë njerëz më pyesin, ku janë alienët? Dhe mendoj se nëse dikush do të dinte për alienët në Tokë, ndoshta do të isha unë. Unë kam njohuri për hapësirën. Dhe nuk kam parë asnjë provë të alienëve… do ta postoja menjëherë në Twitter. Ky do të ishte ndoshta tweet-i më i mirë i të gjitha kohërave. “E gjetëm një, djema!” Është xhekpoti me rreth 8 miliardë pëlqime”, tha Musk.

Musk tha se ai nuk e beson që qeveria po e fshehë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore nga publiku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit