
Forcat e RENEA-s zbarkojnë në Shijak. Korespondenti i Panorama bën me dije se forcat speciale kanë nisur një aksion policor të befasishëm në këtë qytet ku po ushtrohen kontrolle në disa banesa.
Operacioni ka qëllim arrestimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar, por fshihen e jetojnë në këtë zonë.
Burimet policore thanë për Panorama se janë arrestuar deri më tani tre persona. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar.
