Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mirjon Brahimllari: JO NË EMRIN TIM!

Mirjon Brahimllari: JO NË EMRIN TIM!

Aktualitet
E enjte, 17 Shtator 2026 19:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Mirjon Brahimllari-

Vendimi i djeshëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe dënimi i ish-liderëve të UÇK-së e më pas liderëve politikë të shtetit të Kosovës, është padrejtësia e radhës që Fuqitë e Mëdha dje, e ndërkombëtarët sot, i bëjnë popullit më të vuajtur të këtij kontinenti. Për fat të keq, ky vendim ishte kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar. Të gjithë e dinim, e ndjenim se po vinte (megjithëse jo në këtë formë), por shpresonim deri në fund, me naivitet, se drejtësia nuk do të grisej dhe gjëma nuk do të ndodhte. E dinin edhe ata, 4 çlirimtarët, të cilët, pas 6 vitesh paraburgim, për turpin tonë të lënë vetëm në fushë-betejë nga shtetet e tyre, tani përballeshin jo me prokurorinë, as me Gjykatën Speciale, as me provat dhe faktet, por me mizorinë e rendit të ri që dalëngadalë po vendoset në planet.

Ky vendim dënimi nuk ishte surprizë dhe nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Që në krye të herës, Dhomat e Specializuara nuk u krijuan me presionin e ndërkombëtarëve që të shpallte të pafajshëm luftëtarët e UÇK-së. Përkundrazi, krijimi i tyre si qokë për ofensivën diplomatike ruso-serbe, përrallat me shtëpi të verdha e trafik organesh për të justifikuar ngritjen e saj, si dhe shpenzimet prej qindra milionë eurosh për krijimin dhe mbajtjen e saj në këmbë, doemos do të përktheheshin në vendime dënimi për të kënaqur dikë e për të justifikuar gjithçka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por jo kështu. Mos u tallni me shqiptarët kështu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qasja dhe sjellja gjatë gjithë këtyre viteve e Gjykatës Speciale ndaj 4 heronjve të një populli ishte prelud i këtij vendimi absurd. Mbajtjen e 4 liderëve politikë të një shteti europian për 6 vite në paraburgim, megjithëse të vetëdorëzuar para gjykatës, ndoshta nuk do ta justifikonte dot as një gjykatë në Korenë e Veriut. Nuk mund të zëvendësohej masa e sigurimit për ta, ose të paktën për ndonjërin prej tyre? A ishte e justifikuar mbajtja e Jakup Krasniqit, 75 vjeçar, në paraburgim për 6 vite? Kaq i rrezikshëm ishte për gjykatën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sa nuk e lanë as të përcillej me të atin e as t’i hidhte një grusht dhe, ditën e varrimit? Por çlirimtarët dhe populli që ata çliruan do ta mbajmë edhe këtë padrejtësi. Edhe vetë gjyqtarët që shqiptuan dënimin e dinë që ne do durojmë. E dinë sepse jua tha Jakupi në sallën e gjyqit – Njeriu është më i fortë se guri, sepse atë që s’e mban guri e mban njeriu.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 6 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 6 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 6 orësh

Tani nuk është koha për të kryer veprime të pamatura, sjellje që nuk çojnë gjëkundi, e as koha për të vajtuar për fatkeqësinë që na ndodhi. Tani, më shumë se kurrë, duhet bashkim i të gjitha forcave e faktorëve brenda dhe jashtë kufijve. Është koha që dy shtetet shqiptare në Ballkan, me strategji të unifikuar, bashkërisht dhe në mënyrë të menjëhershme, të marrin masa për t’i dalë përpara kësaj fatkeqësie në gjykimin në apel. Sepse vendimi i shkallës së parë, sa i rëndë, ishte aq edhe i turpshëm, prandaj duhet zhbërë me çdo kusht.

Së pari, aktgjykimi karakterizohet nga një mungesë e theksuar arsyetimi. Fillimisht në pjesën kur analizon kontekstin historik, gjykata nuk cek aspak mënyrën dhe arsyen se si dhe pse lindi UÇK-ja, dhe as gjenocidin serb në Kosovë të njohur tashmë edhe juridikisht nga vendimet e mëparshme gjyqësore të Tribunalit të Hagës, por thjesht bën një kronologji në disa paragrafë të zhvillimeve politike dhe shoqërore në Kosovën e fillim-viteve ‘90. Qëllimisht, gjykata në aktgjykim relativizon kontekstin historik dhe heq nga panorama dhunën barbare të ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullatës civile, spastrimin etnik të kryer dhe të dokumentuar, mijëra gra të përdhunuara, vrasjen e qindra dhe mijëra foshnjave e fëmijëve, grave dhe të moshuarve, si dhe dhjetëra masakra anë e mbanë Kosovës. Duke shmangur qoftë edhe përmendjen e këtij gjenocidi të kryer ndaj popullsisë së Kosovës, gjykata arrin të dënojë çlirimtarët dhe UÇK-në, se ka ndaluar dhe arrestuar disa njerëz në mënyrë të paligjshme, duke shqiptuar se: …“Në veçanti, me disa përjashtime shumë të kufizuara, të ndaluarit nuk u informuan zyrtarisht mbi arsyet e ndalimit të tyre, nuk dolën pa vonesë para një gjykatësi apo autoriteti tjetër kompetent dhe nuk iu dha mundësia të kundërshtonin ligjshmërinë e ndalimit të tyre. Përkundrazi, ata mbetën në mëshirën arbitrare të ndaluesve. Të ndaluarit shpesh u mbajtën në dhoma që ishin tepër të vogla për të strehuar të gjithë të ndaluarit e mbajtur në to. Nuk kishte shtroja dhe mbuloja, ose ishin të papërshtatshme. Shumë të ndaluar u detyruan të flinin në dysheme betoni. Gjithashtu, me disa përjashtime të kufizuara, të ndaluarve nuk iu ofrua kujdes shëndetësor. Të ndaluarve nuk u lejohej të laheshin; shumica e tyre nuk kishin ËC të përshtatshme…” Pra, sipas gjykatës, në kulmin e një gjenocidi të pashembullt në historinë e njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të dënohen viktimat e këtij gjenocidi, sepse kundërshtarëve të tyre që ishin ndaluar gjatë luftës dhe gjenocidit, nuk u ishin vënë në dispozicion batanije dhe ËC të përshtatshme.

Së dyti, aktgjykimi është tërësisht në shkelje të parimit të proporcionalitetit, referuar këtu të gjithë vendimeve të mëparshme të dhëna nga trupat gjykuese ndëkombëtare për ngjarjet e ndodhura ne Kosovë në atë periudhë. Nuk ka asnjë logjikë juridike e nuk mund të qëndrojë asnjë argument ligjor, që gjeneralët e makinerisë zyrtare dhe shtetërore serbe, të gjendur fajtor edhe për krime kundër njerëzimit, në rolin e agresorit në këtë konflikt, të dënohen më pak se disa djem civil, që dolën në ilegalitet duke bërë një luftë guerrile për të mbrojtur popullin e tyre nga agresorët, edhe pse u gjetën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Kjo është një lajthitje juridike që nuk ka sallë gjyqi që e mban. Kjo lajthitje shkon deri në histeri kur kupton që Sllobodan Milosheviç, kasapi i Ballkanit, nuk u dënua për krime lufte, por për krimet e luftës dënohet, pas 3 dekadash, djaloshi në atë kohë 30 vjeçar, që mori armët për të mbrojtur popullsinë e pafajshme nga xhelati i Beogradit.

Së treti, nga mënyra si është ndërtuar narrativa e këtij aktgjykimi, ai nuk dënon vetëm 4 çlirimtarët, por dënon të gjithë udhëheqësit e luftës së UÇK-së. Madje, gjykata arrin deri atje sa shpalli fajtorë për krime lufte edhe shtetas të tjerë të Republikës së Kosovës, megjithëse ata as nuk ishin të akuzuar, as ishin pjesëmarrës në atë proces. …Trupi gjykues gjithashtu konstatoi se një numër personash të tjerë – Ladi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci, kishin rënë në marrëveshje për qëllimin kriminal të përbashkët dhe morën pjesë në realizimin e tij… Pg. 99.

Së katërti, në të paktën 10 raste në këtë aktgjykim, të përmendura në të paktën 10 paragrafë të tij, (pg. 41, 43, 46, 47, 53, 56, 64, 65, 68, 72), gjykata shqipton se në territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht në Shqipërinë veriore, nga ana e UÇK-së janë kryer krime lufte. Kjo gjetje dhe argumentim i gjykatës në këtë aktgjykim prek në mënyrë të drejtpërdrejtë integritetin moral dhe institucional të një shteti të tretë, jo palë në këtë proces. Ky argument, i përmendur dhjetë herë në këtë aktgjykim, përpiqet të prekë dhe të bëj pis Republikën e Shqipërisë, duke konstatuar se Shqipëria ka lejuar që në territorin e saj të kryhen krime lufte. Ky fakt legjitimon, përveçse moralisht, tashmë edhe ligjërisht, Republikën e Shqipërisë të ndërhyjë duke i’u bashkuar Kosovës dhe Çlirimtarëve në mbrojtjen e çështjes që do të duhet të bëhet në apel.

Të gjithë duhet të punojnë bashkërisht dhe me të gjitha mjetet, (mbrojtje juridike, ekspertë ndëkombëtar, diplomaci etj) që ky vendim të rrëzohet në apel. Jo se kroatët, 15 vite më parë, e arritën këtë gjë në rastin e tyre, por sepse ne kemi të drejtën në anën tonë dhe sepse ky vendim është një fatkeqësi kombëtare që duhet zhbërë më çdo kusht. Nuk duhet të zhbëhen Dhomat e Specializura të Kosovës, por duhet zhbërë vendimi i turpshëm që ato dhanë, sepse kurrsesi nuk mundet të rrijë në këmbë një aktgjykim që dënon çlirimtarët në emër të popullit të Kosovës. Vargjet e krijuara vite më parë të poezisë ‘Çlirimtar’ tingëllojnë sikur të jenë shkruar për këtë ditë.

Ska njeri që e do luftën, se çdo luftë sjell veç viktima,

po ti m’shtive me kap pushkën, e me t’kallzu që ktu ka trima.

Uniformën kur e vesha, vdekjen e kisha me vetdije,

E m’tha një fjalë ajo nan trimnesha, o djali jem sa t’paska hije. 

 

Armik xhelat, o i pabesë, o i pashpirt e i pa marre,

në kët Kosovë që po ke shpresë, a e di që i ke hap 13 mij varre?

1432 pëllumba lirie, a e din që mi ke vra o sllav i zi,

po çfarë zullumi t’kan bo ty, kur ata kan qenë ala veç fmi.

 

Kur u çova n’këmb me dëgju dënimin, isha mjaft i përgatitur,

Qesha e se tremba syrin, para teje gjykatë e shitur.

Po si mos me qesh o plakush, po kush ti shkrujti ato fjalë,

në emër të cilit popull po m’dënon, kur ai popull mu m’ka djal.

Trojet e mia janë krejt zemër, sbëhën dy se jemi një,

liria jonë e ka një emër, veç tri shkronja UÇK.

 

Ky aktgjykim mund të dënoj katër çlirimtar, por asnjë vulë gjykate nuk ka fuqinë të vendosë e vetme se çfarë do të kujtoj një popull. Dhe historia ka treguar se Kosova nuk i ka harruar e nuk i ka lënë kurrë pas bijtë e saj. Prandaj, ai aktgjykim, duhet zhbërë. Kaq!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 5 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 5 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 6 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 6 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 7 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.