Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 27 Nëntor 2026, 08:01 Carlos Augusto rinovon me Interin deri më 2031 Interi konfirmon zyrtarisht zgjatjen e kontratës së mbrojtësit brazilian Carlos Augusto deri më 30 qershor 2031. Lojtari premton se do ta shpërblejë besimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
UGSH: Deklarata nga Vlora Hyseni ndaj Klodiana Lalës është shantazh dhe cenim i gazetarisë

UGSH: Deklarata nga Vlora Hyseni ndaj Klodiana Lalës është shantazh dhe cenim i gazetarisë

Aktualitet
E enjte, 24 Shtator 2026 15:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ndaj deklaratës së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, e thënë jashtë dyerve të GJKKO-së. UGSH e cilëson deklaratën shqetësuese dhe kërkon që pretendimet për takime të gazetares me persona të cilësuar si “spiunë serbë” të verifikohen nga organet kompetente. Unioni kërkon hetim dhe sqarim ligjor, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e integritetit profesional të gazetares dhe shmangien e çdo forme shantazhi apo abuzimi publik.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionale
Tiranë më 24.09.2026. Dy episode të ndodhura sot në jetën publike të kryeqytetit tonë, në Tiranë, rikthejnë në vëmendjen e opinionit publik marrëdhënien problematike mes policisë së shtetit dhe reporterëve në terren.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

UGSH shpreh indinjatën ndaj shoqërimit të gazetares Vjolanda Peca e cila raporton për Citizens.al, ndërsa po raportonte protestën që zhvillohej sot në mjedisin para Kuvendit të Shqipërisë, ku ndodheshin qytetarë të tubuar. Shoqërimi i gazetares, ( rast i përsëritur edhe në ditë të mëparshme), sikundër dhe mbajtja e saj e ndaluar, përbën një shkelje dhe cënim të rolit që ka reporteri në krye të detyrës. UGSH i drejtohet ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita, me kërkesën që ky rast të ndriçohet dhe episode të tilla me reporterët të mos përsëriten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kësi rastesh po përfshihen në të gjitha raportet periodike të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që indeksojnë lirinë e raportimit dhe medias në botë dhe rajon. Episodi i dytë ka të bëjë me akuzën e drejtpërdrejtë në kamerat e shumë mediave të ish zyrtares së akuzuar, ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala. UGSH e konsideron deklaratën e ish drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni drejtuar gazetares Klodiana Lala në kushtet e një të pandehure të pyetur, si shantazh dhe deklarim shqetësues, i cili ekspozon faktin e survejimit të gazetarëve në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Para 2 orësh
Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Para 10 orësh

Akuza ndaj gazetares për takime me spiunë serbë, duhet bërë pjesë e një procesi sqarues nga organet e hetimit, për të përjashtuar çdo abuzim apo shantazhim të tillë publik nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë shtetërorë. Deklarata të tilla mbartin vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit edhe kur vijnë nga persona nën akuzë dhe si mbartës të një statusi si ish titullare e shërbimit inteligjent.

Si e tillë, kjo deklaratë akuzuese ndaj gazetares, prej ish zyrtares nën hetime dhe akuza për abuzime të rënda, duhet saktësuar dhe ndriçuar me transparencë dhe plotësisht mbi baza ligjore, pa i dhënë hapësirë çdo abuzimi dhe lëndimi të integritetit të koleges.

Zyra Informuese, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Etiketat e lidhura

Klodiana LalaVlora Hyseni
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Carlos Augusto rinovon me Interin deri më 2031
Para 24 minutash

Carlos Augusto rinovon me Interin deri më 2031

Rritje e aksioneve të SpaceX pas premtimit të Musk për zgjerimin e dhurimeve
Para 56 minutash

Rritje e aksioneve të SpaceX pas premtimit të Musk për zgjerimin e dhurimeve

Qeni robotik i Sony, Aibo, nuk bën punë shtëpie, por ofron shoqëri
Para 57 minutash

Qeni robotik i Sony, Aibo, nuk bën punë shtëpie, por ofron shoqëri

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 17 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 14 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 14 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 15 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara