Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 23:33 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viti zgjedhor që teston politikën gjermane

Bota E premte, 16 Janar 2026 19:28
Viti zgjedhor që teston politikën gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pesë lande gjermane votojnë këtë vit. AfD fiton terren, CDU synon rikthime të rëndësishme dhe SPD kërkon të mbajë pozicionet. Zgjedhjet pritet të ndikojnë balancat politike. Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë. Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojë konstelacionet e zakonshme politike është se partia ultra e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) po forcohet, edhe në perëndim të Gjermanisë. Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në tërësi, disa ekspertë presin që të forcohen ekstremet, veçanërisht AfD-ja.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Përsa i përket lindjes së Gjermanisë: perspektiva e fitores atje të AfD-së mund të nxisë krijimin e një aleance të të gjitha partive kundër AfD-së. Dhe mund të kemi edhe qeveri pakice, d.m.th. të toleruara nga partitë e tjera. Ka edhe zëra që kërkojnë që të rimendohet “kordoni sanitar” për mosbashkëpunim në qeverisje me AfD-në.

Mund t'ju interesojë

Argjentina dështon të ndalojë projektin e shpimit të naftës në Ishujt Falkland

Argjentina dështon të ndalojë projektin e shpimit të naftës në Ishujt Falkland

Para 10 orësh
SpaceX planifikon 1 milion satelitë për AI, ekspertët ngrenë alarmin

SpaceX planifikon 1 milion satelitë për AI, ekspertët ngrenë alarmin

Para 12 orësh
Rubio uron 28 Nëntorin: marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të forta

Rubio uron 28 Nëntorin: marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të forta

Para 12 orësh

Gjermania mbetet një vend më stabil se të tjerët, megjithë debatet në qeverinë qendrore në Berlin. Por edhe një sondazh i fundit, i gazetës Bild am Sonntag, nxorri se 71% e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë.

Cilat parti prijnë në sondazhe?

Sondazhet i japin shanse më të mëdha CDU-së, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Merz. Ato shohin gjithashtu thuajse kudo në Gjermani forcimin e ultra të djathtës AfD; socialdemokratët, në tërësi, kanë rezultate jo të forta në sondazhe.

Në fillim të marsit, në landin e Baden-Vyrttembergut (Baden-Württemberg) me mbi 11 milionë banorë, CDU-ja mund të vijë në krye të qeverisë së landit, nga partnere e dytë që është aktualisht. Baden-Vyrttembergu, një nga landet më të pasura në jugperëndim të Gjermanisë, ka peshë të madhe politike. Bashkë me Bavarinë, ai është një nga kontribuesit kryesorë financiarë për federatën.

Një fitore në Baden-Vyrttemberg mund të ketë edhe vlerë simbolike për CDU-në, pasi ky land ka 15 vjet që qeveriset nga një kryeministër i Gjelbër, Winfried Kretschmann.

Në fund të marsit ka zgjedhje po në jugperëndim, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz) me më shumë se 4 milionë banorë. Si parti, në sondazhe CDU-ja atje është përpara socialdemokratëve (SPD). Kjo në një kohë kur kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweizer mbetet shumë popullor.

Kujtoj se landi Rajnland-Pfalc ishte bastioni ku nisi karrierën kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Por ka 35 vjet që atë e qeverisin socialdemokratët. Ndaj rimarrja nga CDU-ja do të ishte sukses historik për partinë e Friedrich Merz-it.

Në fund të shtatorit janë zgjedhjet në landin e Berlinit. Mbetet e hapur nëse CDU-ja do ta ruajë kryesimin, edhe një aleancë e majtë tripartiake nën partinë E Majta duket e mundur për momentin. Gjithsesi, vëmendje të madhe tërheqin zgjedhjet e shtatorit në një land lindor: në Saksoni-Anhalt (Sachsen-Anhalt), me mbi 2 milionë banorë, landi më të ardhurat më modeste për frymë në Gjermani.

Saksoni-Anhalt: gara zgjedhore më e ndjekur e vitit

Saksoni-Anhalt është landi ku AfD-ja ultra e djathtë mund të fitojë, për herë të parë, një shumicë absolute. Në një sondazh disa javë më parë në këtë land, AfD-ja arriti 40%. Në dallim nga vende të tjera evropiane, në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka qeverisur në nivel rajonal ose federal.

AfD-ja shpreson që jehona e një fitoreje të saj të nxisë një riorganizim të të gjithë politikës në Gjermani. Ajo dëshiron që qeveria qendrore në Berlin të shpërbëhet që këtë vit, nëse fillon bashkëpunimi i partive të tjera me të dhe thellohen debatet mes partnerëve CDU/CSU e SPD. Në krye të qeverisë qendrore pastaj mund të vijë vetë AfD-ja.

Në landin Saksoni-Anhalt, pas 20 vjetësh qeverisjeje të pandërprerë me partnerë të ndryshëm, CDU-ja mund të dalë e dyta. Sërish do t’i duhen parti të tjera për të formuar një qeveri. Por disa parti, sidomos të voglat, janë dobësuar dhe mund të mos futen dot në parlamentet rajonale. Shumë vëzhgues flasin për një “pikë kthese” të mundshme, pasi AfD-ja mund të dalë nga izolimi i deritashëm.

A hapet dera për AfD-në?

AfD-ja klasifikohet si parti “ekstremiste e djathtë” nga shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në argumentimin për klasifikimin, ky shërbim citon edhe se kjo parti e përcakton popullin gjerman etnikisht dhe nuk përfshin në të si të barabartë shtetas gjermanë, që kanë migruar në Gjermani nga vende myslimane. AfD-ja tani është në sondazhe po aq e preferuar sa CDU-ja, herë merr njëra parti 25% apo 26%, herë tjetra.

Nëse në shtator, në landin Saksoni- Anhalt AfD-ja del e para, por nuk arrin shumicë absolute, edhe asaj do t’i duhen parti të tjera për qeverisje. Partitë e tjera do të ndodhen para pyetjes së vështirë, a ta ndërpresin „kordonin sanitar” për mosbashkëpunim me të.

Në të kaluarën, situata si kjo zakonisht i kanë mobilizuar fort forcat politike. Kështu ndodhi në landin e Saksonisë, që konsiderohej gati i humbur te AfD-ja dhe në Tyringen. Ndaj edhe në landin Saksoni-Anhalt, një qeveri pakice, e udhëhequr nga CDU-ja, e toleruar nga partia E Majta dhe ndoshta edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht, konsiderohet opsion realist.

Kurse në landin tjetër lindor, Meklenburg-Pommerani Perëndimore (Mecklenburg-Vorpommern), sipas disa vëzhguesve gjasat janë që qeveria të udhëhiqet edhe më tej nga socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig.

Ekonomia dhe reformat: sa e brishtë është atmosfera?

Nëse ky do të jetë vit i vështirë për Gjermaninë, kjo varet nga disa faktorë. Njerëzit e shohin të ardhmen e vendit me optimizëm, kur situata ekonomike e përgjithshme është e mirë. Po aq e rëndësishme është edhe ndjenja se ata vetë mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit, me hapa konkretë.

Nëse Gjermania arrin të dalë nga stanjacioni dhe të rikthehet te rritja ekonomike —qoftë edhe me një përqind, që është e mundur, — pritet të ndryshojë edhe klima e përgjithshme në vend.

Këtë vit hyjnë në fuqi disa masa lehtësuese për qytetarët si ngritja e pagës minimale për orë (nga 12.82 € në 13.90 €), ulja e TVSH për ushqimet (nga 19% në 7%) etj. Nga janari, reforma e shërbimit ushtarak u ofron 18-vjeçarëve mundësinë të kryejnë të paktën gjashtë muaj shërbim ushtarak. Kjo masë ka potencialin të ulë edhe frikërat e krijuara nga lufta. /DW/

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Gjermania
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës
Para 6 orësh

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 6 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 4 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 6 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

4 Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet
Para 6 orësh

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara