Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 23:33 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Pavarësia
  • Nelson Hysa
  • Droni izraelit
  • Zjarr në servis
  • Suzuki
  • Futboll
  • Kosova Specialja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Loja” e dashurisë që i mori jetën Martin Çeços, flet nga burgu një nga të akuzuarit: Dua drejtësi

Kronikë E enjte, 15 Shtator 2022 15:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në qershor të këtij viti. Ata u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon. Por Tina vetë thotë se ishte e frikësuar dhe prandaj në dëshmitë e para në polici përmendi emrat e Valter e Edlir Mollaj, dhe të Bledi Angjos, dhe sipas këtij varianti, ajo kishte lidhje intime me Valter Mollajn e ky i fundit ishte i interesuar për të vrarë Martinin. Por të gjitha këto deklarime Tina Pajollari i ka rrëzuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Ju jeni personi kryesor i akuzuar për vrasjen e Martin Çeços.

Valter Mollaj: Unë nuk kam asnjë lidhje fare me këtë ngjarje.

Pyetje: Çfarë ju lidh ju me Tina Pajollarin?

Valter Mollaj: Si?

Pyetje: Me Tina Pajollarin çfarë lloj lidhje keni?

Valter Mollaj: Asnjë fare, të ka sqaruar gruaja, po bëj 1 vit pa folur…asgjë, këtu e 1 vit që s’kam patur fare as telefon, asgjë.

Pyetje: Ajo ka përmendur për një lidhje dashurie?

Valter Mollaj: Në botë… Edhe jetën time, dhe fëmijët e gruaja, në botë lidhje dashurie. Jam i sinqertë edhe mbaj shumë përgjegjësi në këtë që ka thënë ajo. Në qoftë se unë i kam thënë vetëm një llaf asaj, as telefon as kështu… fare, fare, fare…

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Përse duhet t’ju implikonte Tina Pajollari juve personalisht?

Valter Mollaj: Nuk e di, edhe vetes ia bëj pyetje përse. Unë nuk flisja, po bënte afro 1 vit me të. Se ç’pruri një lopë edhe i thashë unë ik mos hajde më.

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Spanjë: E djathta ekstreme rrezikon të marrë pushtetin pas epokës së Frankos

Zgjedhjet në Spanjë: E djathta ekstreme rrezikon të marrë pushtetin pas epokës së Frankos

Para 9 orësh
Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës

Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës

Para 13 orësh
Sulm ndaj anijes Pacific Archer në Gjirin e Omanit

Sulm ndaj anijes Pacific Archer në Gjirin e Omanit

Para 16 orësh

Pyetje: Po Bledi Angjo përse duhet të rrëfente kundër jush?

Valter Mollaj: Nuk e di, ai është i pavetëdijshëm. Në ka thënë, po s’e besoj të ketë thënë.

Pyetje: Më datën 12, duam të dimë të vërtetën tuaj, ku keni qenë? A keni udhëtua ju drejt Kolanecit? A e keni marrë ju peng Martin Çeçon? A e keni vrarë ju Martin Çeçon? Këto janë pyetjet kryesore.

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, se dhe unë ia bëj pyetje vetes pse te mua janë drejtuar. Unë s’kam qenë në atë fshat asnjëherë në jetën time. Nuk e di ku është.

Pyetje: Në datën 12 a e keni marrë ju fuoristradën tuaj, Bledi Angjon kushëririn tuaj dhe keni vajtur në Kolanec?

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, asnjëherë në botë. Makina ime ka qenë aty në shtëpi dhe kam qenë në shtëpi. Asnjëherë në botë.

Pyetje: Në Kolanec më parë keni qenë ndonjëherë?

Valter Mollaj: Asnjëherë në jetën time, asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë…

Pyetje: Mbani përgjegjësi për këto që thoni?

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi penale… dhe them kështu, të më varin ku të dua në qoftë se unë kam qenë në jetën time atje dhe unë kam gisht në atë ngjarje, një fije peri në atë ngjarje. Edhe ia bëj pyetje vetes pse mua m’u drejtuan… si bombë më erdhi, nuk… jam i shokuar, i dërrmuar.

Pyetje: Po si ka mundësi z.Valter, edhe Tina Pajollari komshia juaj, edhe bariu që ju e paguanit, kanë përmendur emrin tuaj?

Valter Mollaj: Nuk e di! Këtë nuk e di. Bariu s’ka lidhje, s’ka thënë. Me bindje të plotë s’e di, po që nuk ka thënë gjë. Nuk e di.

Pyetje: Çfarë kërkoni sot?

Valter Mollaj: Unë vetëm drejtësi, asgjë tjetër nga juve. Vetëm drejtësia të vihet në vend. Asgjë tjetër.

Pyetje: Në çdolloj rrethane ju do t’i qëndroni të njëjtit version që nuk keni lidhje me ngjarjen?

Valter Mollaj: Absolutisht. Fare, fare, s’kam asnjë lidhje fare fare.

Pyetje: Me Martin Çeçon keni folur ndonjëherë në telefon?

Valter Mollaj: Asnjëherë, unë nuk e njoh këtë. As e njoh, them se s’më ka njohur. Unë nuk e kam idenë fare, s’e kam idenë.

Pyetje: Në rast se s’keni folur ju, s’ka folur Tina Pajollari, atëherë kush ka folur me Martin Çeçon? Sepse ju e keni parë intervistën e babait të Martinit.

Valter Mollaj: S’e kam parë.

Pyetje: Babai i Martinit thotë që djali ka folur me një vajzë që ne pretendonim që ishte Tina Pajollari dhe pastaj ka dalë një person tjetër që e ka kërcënuar. Në rast se s’keni qenë ju, s’ka qenë kushëriri juaj…

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi në rast se kam qenë unë. Unë s’kam folur, s’e kam idenë, nuk kam folur fare. Unë dua nga juve vetëm drejtësi, asgjë tjetër. /Abc News Albania/

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Martin ÇeçoTina PajollariValter Mollaj
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 3 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 5 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 5 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës
Para 5 orësh

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 5 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 3 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…
Para 5 orësh

Po iku Rama, kush do të vijë? Haçkaj: Duhet të funksionojë shteti, jo individi. Ky është dështimi që…

4 Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet
Para 5 orësh

Rritet bilanci, Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara