Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Libri i Bethell – Enver Hoxha dhe Kim Philby

Libri i Bethell – Enver Hoxha dhe Kim Philby

Të Përzgjedhura
E martë, 12 Korrik 2022 09:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Libri i Bethell – Enver Hoxha dhe Kim Philby
Nga NDREK GJINI (Irlandë)

Në vitet e para të Revolucionit Francez, emgrantët mbështetës të mbretërisë  franceze e nxitën Qeverinë Britanike të financonte planin e tyre për një zbarkim amfib në Brittany. (Brittany, është rajoni më Veri-Perëndimor i Francës, është një gadishull kodrinor që shtrihet drejt Oqeanit Atlantik).

Këta emigrantë menduan, se popullisia atje do t’i mirëpresin krahëhapur, dhe do të ngriheshin bashkë me to kundër regjimit të ri tiranik duke kërkuar rivendosjen e monarkisë së vjetër.

Mund t'ju interesojë

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

17 Tetor 2026, 10:46
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

16 Tetor 2026, 09:04

Kur ata zbarkuan në 1794, disa nga francezët e vërtetë konservatorë dhe mbështetës të mbretërisë i mirëpritën këta emgrantë, por shumica e popullsisë ishin vërtetë shumë armiqësorë ndaj tyre dhe fushata e tyre përfundoi në katastrofë.

Swiss Digital

Kjo nuk i pengoi Britanikët të provonin sërish diku tjetër, dhe me të njëjtat rezultate. Pra, përdorimi i emigrantëve për të përmbysur qeveritë armiqësore është një histori e vjetër dhe libri “Tradhëtia e Madhe” i Nicholas Bethell rrëfen një kapitull të kësaj historie.

Amerikanët e kisihn të vështirë ta marrnin seriozisht një vend të varfër, të vogël dhe të largët që dikur kishte patur një mbret të quajtur Ahmet Zogu, shkruan Bethell.

Shqipërinë, thotë ai, “e ngatërronin me regjimet imagjinare që agjentët e “Misionit të Pamundur” përmbysnin çdo javë.

Por përpjekja e agjencive të inteligjencës britanike dhe amerikane për të rrëzuar qeverinë komuniste të Enver Hoxhës ishte një çështje serioze, (dhe në fund rezultoi dhe e tradhëtuar), në të cilën u humbën shumë jetë njerzish.

Në foto: Autori i librit, Bethel

Në vitet e pasluftës së Dytë Botërore, ndërsa Bashkimi Sovjetik forcoi kontrollin e tij në Evropën Lindore dhe kërcënoi me hyrjen në Berlinin Perëndimor, Shqipëria dukej një vend ku mund të bëhej një goditje kundër Stalinit, dhe kjo sipas tyre mund të arrihej me shpenzime relativisht të vogla.

E vendosur mes Jugosllavisë dhe Greqisë përgjatë Adriatikut në thembër të çizmes Italiane, Shqipëria kishte një rëndësi strategjike. Kjo në disproporcion me madhësinë e saj. Ose të paktën ekspertët e inteligjencës të apasionuar pas gjeopolitikës menduan se ky territor kishte shumë rëndësi, nënvizon Bethell.

“Shumë të mërguar shqiptarë ishin të gatshëm të paguheshin nga Britanikët dhe Amerikanët në këmbim të një shansi për të vepruar kundër regjimit të Enver Hoxhës, shkruan ai.

Por si shumë mërgimtarë të tjerë para tyre, shqiptarët u ndanë nga antagonizma të thella personale dhe ideologjike; ata e ekzagjeruan së tepërmi luftën brënda vetes dhe e nënvlerësuan qëndrimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës  ndaj popullit shqiptar. Dhe për më tepër në stërvitjet e tyre nuk u përgatitën  mjaftueshëm për të bërë jetën e vështirë të guerilasit, thotë Bethell.

Shqiptarët jo vetëm që u stërvitën keq nga Britanikët dhe Amerikanët, akuzon Bethell, por ata madje dhe u tradhtuan. U tradhtuan në një pjesë të vogël nga fjalët e tyre vënd e pa vënd, vesi i përbashkët i lëvizjeve të mërgimit, por u tradhtuan veçanërisht nga Kim Philby, agjenti i dyfishtë më famëkeq i epokës së pasluftës së Dytë Botërore.

Si ndërlidhës Britanik me Zyrën për Koordinimin e Politikave (OPC), zyrë e cila ishte përgjegjëse për palën Amerikane të operacionit shqiptar, Philby i tha palës tjetër, KGB-së Sovjetike, gjithçka që dinte.

Kështu, kur të mërguarit u hodhën me parashutë në fshatrat shqiptare, njerëzit e policisë sekrete të Enver Hoxhës i prisnin atje t’i mblidhnin si kungujt në arë, thotë Bethell.

Tradhtia e Kim Philby-t nuk është një zbulim i Bethell. Por ai e analizon tradhtinë e tij ndaj shqiptarëve në kujtimet e tij dhe mbështetet shumë në rrëfimin e Philby-t.

Në këtë libër ai thotë se, Agjencitë e Qeverisë Amerikane ende vazhdojnë të refuzojnë të pranojnë çdo pjesëmarrje të SHBA-së në përpjekjen për të rrëzuar Enver Hoxhën. (Shënim i imi – Ky libër është botur në vitin 1984).

Leximi i këtij libri të Bethell i shkruar mjaf mirë sjell për lexuesit shumë informacion dhe ngre shumë pikëpyetje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.