Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rama dhe Rusia
  • Trump dhe Franca
  • Pedagogët dhe studentët
  • Arlind Qori
  • Erion Braçe
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Klodiana Spahiu propozohet ministre e Shëndetësisë, ja profili i kardiologes

Lajme E enjte, 3 Shtator 2026 12:45
Klodiana Spahiu propozohet ministre e Shëndetësisë, ja profili i kardiologes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Klodiana Spahiu do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë, pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e këtij dikasteri.

Spahiu merr këtë detyrë pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë, e bërë publike një ditë më parë. Para emërimit në qeveri, Spahiu mbante detyrën e nënkryetares së Kuvendit.

Mund t'ju interesojë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 8 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 8 orësh
Flet Erion Braçe për protestat

Flet Erion Braçe për protestat

Para 8 orësh

Vendimi për emërimin e saj pritet të kalojë për shqyrtim në Kuvend ditën e martë, në orën 17:00, ku do të formalizohet edhe ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Spahiu është mjeke kardiologe me një eksperiencë të gjatë në sistemin shëndetësor, akademi dhe drejtim institucionesh.

Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997. Më pas, gjatë periudhës 1998-2002, është specializuar në kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”.

Karriera e saj profesionale përfshin edhe një sërë specializimesh jashtë vendit. Spahiu është trajnuar në fushën e kardiologjisë joinvazive, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG dhe eko-dopplerin e karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore” në Romë.

Në vitet 2003-2004 ka ndjekur studime pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në vitin 2005 është specializuar në kardiologjinë invazive, kateterizimin dhe koronarografinë e zemrës në spitalin “Santa Chiara” në Pisa të Italisë.

Formimi i saj është plotësuar edhe me një master profesional në menaxhimin shëndetësor, të cilin e ka përfunduar gjatë viteve 2012-2014.

Në aspektin profesional, Spahiu ka ushtruar detyrën e mjekes në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT. Ajo ka punuar gjithashtu si kardiologe dhe mjeke në repartin e patologjisë në Spitalin e Durrësit, gjatë viteve 2003-2009, përpara se të merrte drejtimin e këtij institucioni.

Paralelisht me angazhimin klinik, ajo ka ndërtuar edhe një karrierë në fushën akademike. Ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës, si dhe pedagoge e jashtme e fiziologjisë në Universitetin “UFO” në Tiranë.

Që prej vitit 2008, Spahiu është angazhuar edhe si docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Klodiana Spahiu mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore” dhe, nëse propozimi miratohet, do të marrë drejtimin e dikasterit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Etiketat e lidhura

Klodiana Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 8 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 8 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 14 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 9 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.