Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:22 Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencën për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Askush nuk besonte kur thoja që Belshi do jetë destinacion turistik. Hyrja në BE amanet, marrim 1 mld euro çdo vit

Politikë E enjte, 24 Prill 2025 16:29
Rama: Askush nuk besonte kur thoja që Belshi do jetë destinacion turistik. Hyrja në BE amanet, marrim 1 mld euro çdo vit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama i bëri apel të rinjve në Belsh që të votojnë Partinë Socialiste, teksa theksoi se tashmë kjo qytezë është kthyer në një destinacion turistik. Në fjalën e tij gjatë një takimi me të rinj që janë votues për herë të parë, duke folur si ishte Belshi dhe si është transformuar pas investimeve të kryera, Rama tha se ”këtu ku jemi ne kishte vetëm ferra, mbeturina dhe harroja se mund të imagjinohej të më kuptonin, besonin apo të më merrnin seriozisht kur unë u thosha ky vend është i krijuar për të qenë destinacion turistik, këtu do vijnë turistë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo atmosferë pozitive është përtej asaj që shohim. ‘‘Është shtrirë në komunitet, ku janë hapur dyert dhe hapen përditë dyer për të pritur vizitorë, turistë, vetëpunësohen njerëz, rritet ekonomia familjare, prodhimi në funksion edhe të kësaj këtu. Zgjerohet agroturizmi dhe ndërkohë shumë gjëra të tjera kanë ndryshuar”, u shpreh Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të për shembull një pjesë e popullsisë, e cila ushqehet me ato zhgarravinat e atij murit mendon që në Shqipëri nuk ka ujë akoma, që uji i pijshëm në Shqipëri është përsëri një sfidë e gjithanshme e kudondodhur dhe kaq e vërtetë është kjo që po të shikoni edhe kur komentojnë janë komplet jashtë Shqipërisë reale.

Nga ana tjetër, Rama tha se qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht ata që janë pjesë e brezit të ri, kanë mundësinë të bëhen pjesë e një momenti historik, që nuk është thjesht për Partinë Socialiste, për qeverinë apo për deputetët, por për të gjithë shqiptarët. Për të ky mision është një përpjekje për të realizuar diçka më të madhe dhe më të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe të brezave të ardhshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Jeni ata që punoni çdo ditë për të përcjellë mesazhin tonë dhe për të siguruar një fitore më 11 maj, jo për mua, jo për deputetët, por për të përmbushur një mision historik, që nuk është vetëm i yni, por pjesë e një misioni të gjeneratave të tëra”,-tha ai. Kreu i i PS-së theksoi se është e domosdoshme që rinia të bashkohet për të realizuar këtë qëllim të madh, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe të ardhmen e vendit. ”Për të rinjtë, ky është një moment që ndodh një herë në histori. Nuk vjen çdo ditë, çdo vit, apo në çdo zgjedhje, mundësia për të qenë pjesë e një historie kaq të rëndësishme, një histori që është edhe historia e vendit tuaj”.

Mund t'ju interesojë

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

6 Nëntor 2026, 16:02

Në fund Rama u shpjegoi të rinjve edhe përfitimet ekonomike që ka Shqipëria me anëtarësimin në BE. ”Janë 1 mld euro investime ku 90% janë ndihmë pa të drejtë kthimi, që do merren çdo vit, ndërkohë që në të gjitha këto vite së bashku është përfituar në total 1 mld euro dhe ku 90% e tyre janë borxh me interesa, që duhen kthyer pas. Dhe për ta sqaruar, këto 1 mld deri tani janë pjesa më e madhe borxh, me interesa të ulëta por borxh. Kurse me ato që do marrim, 90 % janë të falura, janë si përfitues nga ajo familje. Futja në BE është detyrim, është amanet i të parëve tanë historikë. Ja, është një e vogël aty, ajo nuk voton dot, ju keni detyrim edhe për atë, që kur të rritet të jetë pjesë e Europës. Pra ju jeni kontribuues që të përfitojë ajo në të ardhmen”,-tha Rama.

Etiketat e lidhura

belshPSrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 23 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 35 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 47 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 55 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.