
Interi është në qendër të kritikave pas dy humbjeve radhazi ndaj Udineses dhe Juventusit, ndërsa përgatitet për debutimin në Champions League kundër Ajax.
Çështja e portierit (Sommer ose Martinez) dhe zgjedhjet taktike të trajnerit Cristian Chivu u diskutuan gjerësisht në emisionin “Viva el Fútbol”, ku Antonio Cassano nuk kurseu sulmet ndaj drejtuesit zikaltër Beppe Marotta.
“Fantantonio” u shpreh i ashpër: “Në vend që të bëjë vetëm intervista dhe të nxjerrë lajme të filtruara, duhet ta mbështesë Chivun. Është anti-futboll, anti-drejtues, nuk kupton asgjë. Një inkompetent i pastër, njerëzit tallin b*thën me të. Kur flet me lojtarët nuk ka asnjë besueshmëri”.
Cassano vijoi akuzat duke e cilësuar Marottën si të shkëputur nga realiteti i skuadrës: “Kur shkon në Pinetina nuk di kush janë lojtarët, as të rinjtë. Vetëm Ausilio bën gjithçka. Kur ka për të marrë meritat, del Marotta të flasë me të gjithë.”
