Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:58 Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit Lulishtja “Valmi”, një nga hapësirat e njohura në zemër të Elbasanit, do të marrë një pamje të re përmes projektit të rivitalizimit, një ndërhyrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Misioni i Kinës në Hënë alarmon SHBA

Kuriozitete E shtunë, 8 Qershor 2024 11:07
Misioni i Kinës në Hënë alarmon SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të dytë Kina arriti të ulë një sondë në pjesën e pasme të Hënës. ESA merr pjesë në mision me shumë pajisje matëse. Por shqetësimi, që bashkëpunimi nuk do të jetë më i mundur, është i madh.

“Të shohësh nga mesi i turmës, se të gjithë presin aq shumë nga ky mision në Hënë, është vërtet emocionuese dhe e mrekullueshme për mua si shkencëtar!” Olivier Gasnault ishte i entusiazmuar. Më 3 maj ai ishte i pranishëm në lëshimin e sondës së misionit Chang’e-6 në Kinë. Së bashku me kolegët e tij nga Instituti Francez i Kërkimeve për Astrofizikën dhe Planetologjinë në Toulouse ai zhvilloi një detektor me radon, një pajisje që mat gazet radioaktive dhe rrezatimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me 2 qershor 2024, pas manovrave të shumta, moduli aterrues zbriti në sipërfaqen e Hënës në kraterin Apollo pranë rajonit polar jugor, raportoi agjencia zyrtare Xinhua. Moduli do të mbledhë mostra gurësh në anën e pasme të Hënës dhe do t’i sjellë ato në Tokë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është misioni i dytë kinez, që zbarkon në anën e prapme të Hënës. Para pesë vjetësh roveri i misionit Chang’e-4 zbarkoi në Hënë dhe vazhdon të jetë në funksion edhe sot.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Para 45 minutash
Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Para 50 minutash
Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 6 orësh

Pamje e përgjithshme e sipërfaqes së Hënës marrë nga kamera panoramike e bashkëngjitur me Chang’e 6 Pamje e përgjithshme e sipërfaqes së Hënës marrë nga kamera panoramike e bashkëngjitur me Chang’e 6

Shkencëtarët besojnë se shkëmbinjtë nga rajoni polar jugor i Hënës mund të zbulojnë pjesë të tjera të historisë së hershme të sistemit diellor. Atje duhet të ketë edhe ujë, i cili do t’ua bënte të mundur astronautëve, që të qëndrojnë në satelitin e Tokës për një periudhë më të gjatë kohore. Oksigjeni mund të përftohet nga uji përmes elektrolizës, duke përdorur energjinë diellore.

Njohuritë teknike nga Europa

Në një dhomë laboratorike me përqëndrim të ulët të grimcave të ajrit, Gasnault i paraqet reporterit të DW një dublikatë të detektorit me radon. E pajisur me tetë sensorë në formë tasi, pajisja “DORN” (Detector of Outgassing Radon) ka përmasat e një furre standarte me mikrovalë dhe peshon 4,5 kilogramë. Radoni është një gaz kimik. Gazi i çmuar radioaktiv gjendet në gurishte dhe është gjithashtu pjesë e atmosferës jashtëzakonisht të rrallë të Hënës.

Prandaj janë të nevojshëm disa sensorë, thotë inxhinieri Romain Mathon, i cili ka kontribuuar në zhvillimin e detektorit. “Ne duhet të përshtasim peshën dhe vëllimin me kushtet kornizë të vendosura nga partnerët tanë kinezë.”

DORN nuk është e vetmja pajisje matëse shkencore nga Evropa në misionin Chang’e-6. Edhe një retroreflektor lazer italian ishte pjesë e ngarkesës së modulit që zbarkoi në hënë. Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Instituti Suedez për Fizikën Hapësinore duan ta përdorin detektorin e tyre për jonet e ngarkuara negativisht për të marrë informacion lidhur me ndërveprimin mes erës diellore dhe sipërfaqes së hënës.

James Carpenter, drejtor në ESA për kërkimet në fushën e planetologjisë, thotë në një intervistë me DW: “Teknologjia jonë për këtë detektor është e arritur, sepse ne kishim përvojë me instrumente të ngjashme. E gjithë kjo bën të mundur një furnizim shumë të shpejtë në standardin tonë.”

Edhe inxhinieri nga Toulouse, Mathon thekson se ritmi i kërkuar nga pala kineze ishte një sfidë, meqenëse atij iu desh të përfundonte ndërtimin e gjithçkaje midis 2019 dhe 2022, pavarësisht kushteve pandemike.

Shqetësimet gjeopolitike

Megjithatë ESA ka frikë se rritja e tensioneve gjeopolitike do të rrezikojë bashkëpunimin e ardhshëm me Kinën në fluturimet në hapësirë. Karl Bergquist, shef i sektorit për marrëdhëniet ndërkombëtare në ESA, koordinon bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv evropiano-kinez në hapësirë ​​që nga fillimi i viteve 1990. Si aspekti ndërpersonal ashtu edhe ai shkencor kanë qenë në rregull, thotë ai në intervistën për DW. “Por gjeopolitika sot është dukshëm ndryshe nga ajo e para tetë apo nëntë vjetëve më parë. Ka gjithnjë e më shumë kufizime.”

Si shembull ai përmend bashkëpunimin në fluturimet në hapësirë me ekuipazh. Ka patur disa seanca të përbashkëta trajnimi të astronautëve mes ESA-s dhe autoriteteve kineze të fluturimit në hapësirë. Disa astronautë të ESA-s kishin filluar ndërkohë të mësonin gjuhën kineze. Megjithatë kjo tani de fakto duhet të ndërpritet “për shkak të kontrollimit të eksporteve nga vendet e treta”. SHBA e ndalon me ligj bashkëpunimin me programet hapësinore kineze. “Ne europianët marrim shumë më tepër komponentë amerikanë, të cilët natyrisht nuk na lejohet t’ia kalojmë Kinës”.

Edhe misioni pa ekuipazh vihet në pikëpyetje, nëse Pekini zgjeron bashkëpunimin e tij me Rusinë, paralajmëron Bergquist. “Që prej agresionit ushtarak kundër Ukrainës BE ka vendosur sanksione të shumta kundër Rusisë. Atëherë Stacioni Ndërkombëtar i Kërkimeve në Hënë (ILRS), i iniciuar nga Kina dhe Rusia, mund të kthehet në problem. Nëse misionet Chang’e-7 ose Change-8 do të ishin pjesë e tij, atëherë bashkëpunimi me Kinën zor se do të ishte i mundur për ESA-n”.

Planetologu i ESA-s Carpenter nga ana e tij nuk sheh ndonjë problem në bashkëpunimin me shkencëtarët kinezë, me të cilët ka krijuar edhe miqësi të mira. “Është vërtet fantastike të shikosh programin e Kinës në Hënë të rritet dhe të bëhet i klasit botëror. Ndihemi të privilegjuar dhe të lumtur, që jemi pjesë e tij. Sigurisht, ne jemi të interesuar edhe për bashkëpunim të mëtejshëm në sistemin diellor.”

Shkencëtari francez Gasnault ka shkuar sërish në Kinë. Ai nuk ka as kohë të shqetësohet lidhur me projektet e ardhshme të bashkëpunimit. Sonda qëndron në pjesën e Hënës, që nuk duket, vetëm dy ditë. Pastaj ajo do të fillojë udhëtimin e saj të kthimit në shtëpi. Gasnault dhe kolegët e tij do të vlerësojnë në qendrën e kontrollit të Pekinit të dhënat, të cilat do të shfrytëzohen nga shkencëtarët evropianë dhe ata kinezë “në mënyrë të barabartë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 3 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 8 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm
Para 10 minutash

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet e paraqitjes në spital, dyshime për ndotje të ujit të pijshëm

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur
Para 18 minutash

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.