Home Sporti Enrique mesaz...

Enrique mesazh të qartë për Mbappe: Askush nuk është mbi klubin

22
0

“Situata e Mbappe nuk është e re. Një episod i ngjashëm ka ndodhur  edhe në të kaluarën dhe u gjet një zgjedhje mes lojtarit dhe klubit. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje edhe këtë herë, por ju kujtoj filozofinë e PSG-së: askush nuk është mbi klubin”.

Këto janë fjalët e Luis Enriques, trajner i PSG, i cili ka folur për kontratën që i skadon në sezonin e ardhshëm sulmuesit francez.

Nuk la pa përmendur as çështjet e Neymar dhe Verratit:  “Unë kurrë nuk zbuloj biseda private. Mos i kushtoni rëndësi asaj që them, por asaj që bëj, vendimet që marr do të zbulojnë se cilat janë mendimet e mia”.

Ka nga ata që duan të largohen nga Parisi, por edhe nga ata që do të afrohen, si anësori Ousmane Dembelé nga Barcelona. Luis Enrique nuk fshihet.

“Ai është një lojtar 99% i joni, por jo 100%, pasi ai nuk do të jetë këtu nesër. Ne jemi gjithmonë në kontakt me drejtorin Luis Campos për të kuptuar se si ta forcojmë ekipin.”

Lorient do të jetë kundërshtari i parë zyrtar i Paris Saint Germain-it të Luis Enrique-s: “Vitin e kaluar na vuri në vështirësi, dua një ekip që kënaq publikun dhe të luajë ashtu siç dua gjithmonë, jo vetëm për 10 minuta”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit