Home Aktualitet Erion Braçe f...

Erion Braçe flet me tone të ashpra: Në spitalin e Lushnjës situata është katastrofike, do lemerisej mileti nga pamjet

20
0

Në Komisionet Parlamentare po disktohet Buxheti për vitin 2024. Janë afro 31 miliardë lekë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, që do të shkojnë për mbrojtjen sociale, ku parashikohet të marrin ndihmën ekonomike 64 mijë familje.

Skema sipas deputetit socialist Erion Braçe duhet të rishikohet pasi ka nxitur punësimin në të zezë. Nga ana tjetër, Braçe ka folur me tone të ashpra për spitalin e Lushnjes që nuk është përfshirë në investimet e vitit që vjen për tu rikonstruktuar.

“A e dini që spitali i Lushnjes është në një gjendje katastrofike. Kam përshtypjen që do të lemerisej mileti po t’ju sillja pamjet nga sallat e operacioneve të spitalit të Lushnjës. Keni një rreth që është më i madh se tre qarqe që ka nevojë për një spital se është në pikë të hallit.

Njësia administrative Rremas nuk ka qendër shëndetësore, dhe të moshuarit ndjekin doktorin nga pas për të firmosur recetat për të marrë ilaçet për rimbursim. E njëjta gjë është në njësinë administrative Bubullimas, ka nevojë për qendër shëndetësore. Nuk dua t’ju jap pamje se do vinit duart në kokë”, tha Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit