Home Aktualitet Erion Braçe k...

Erion Braçe kritikon ministren Krifca për fermerët: Mbështetja jo për tufë lopësh

73
0

Vijojnë kritikat nga ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe për ministren e Bujqësisë. Për të skemat e mbështetjes për fermerët duhet të ndryshojnë dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Braçe i kërkoi ministres Frida Krifca që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit.

“Skemat tona të mbështetjes janë të padrejta. Nëse ne vendosim kritere që përfitimi nga skema nis nga 10 lopë ë sipër, unë nuk mund të shpallem jofitues pse paratë mungojnë. Është e padrejtë që tjetri të mos përfitojë. Kaluam nga tufa me 5 lopë në 10 lopë. I nxitëm të bëhen bashkë, të bashkojnë tufat dhe tani matet koha e aplikimit, në çfarë minute? Kjo është e padrejtë. Mbështetja buxhetore duhet të shkojë te kg, te litri. Nuk duhet të jetë më te tufa. Më intereson produktiviteti, por edhe sasia e prodhimit që vjen për saj. Skema e naftës është planifikuar më pak 1.3 mld lekë planifikohet për vitin e arshshëm, nga 1.9 që ishte. Në kushtet që në këtë vit kemi lënë ende bujq pa marrë naftën, si mund të planifikohet më pak naftë për vitin e ardhshëm. Si mund të bëhen skema të tilla? Nëse duhet riparë, hajde ta rishohim. Si ta bëjmë më efektive. Por që të planifikohet për vitin tjetër më pak sesa është zbatuar deri tani, nuk më bën logjikë”, deklaroi Braçe.

Kritika Erion Braçe pati edhe për mbështetjen me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë më grurë, duke kërkuar lehtësi në plotësimin e dokumentacionit për fermerët fitues. Nga ana e ministres Krifca, nuk pati komente për shqetësimet e ngritura nga deputeti Braçe, ndërsa shtoi se për të mbuluar nevojën e të gjithë fermerëve për naftën pa taksa, do të kërkohet nga Ministria e Financave një shtesë fondi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit