Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj fillon sulmin ndaj Metës, frikë nga përballja për Bashkinë e Tiranës

652
0

Erion Veliaj duke ndjerë se do të ketë përballë vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore për në bashkinë e Tiranës pikërisht Ilir Metën, ka filluar sulmin ndaj tij.

Me 24 korrik Ilir Meta ikën nga President dhe zbret në opozitë e direkt në përballje me kryeministrin Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës, tha se PS është e gatshme të përballet me Sali Berishën dhe Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi një narrativë shumë të bukur të punëve që janë bërë edhe nga Qeveria, edhe nga Bashkia. Pastaj, bujrum, përballë le të vijë kush të dojë. Nëse e bëjnë më mirë, le të vijnë ta provojnë. Nëse janë këta të lodhurit Saliu dhe Iliri që i kemi pasur këto 30 vjet, le të kombinohen si të duan, tek e tek, apo bashkë, për sa kohë që skuadra jonë është fituese”-, tha Veliaj në një takim informues për zgjedhjet e brendshme, me anëtarët e asamblesë së PS në Njësinë 2.

Kryebashkiaku theksoi se 20 qershori është afati i i fundit për të marrë të gjitha propozimet për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, në mënyrë që më pas të jetë koha për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

“Nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor do kemi mundësi t’i dëgjojmë të gjitha propozimet. Kaluam vitet 90-të, vitet e sakrificës, kaluam edhe vitet e opozitës me Saliun dhe Ilirin përballë që të vrisnin në Bulevard, por sot nuk i themi dot 10-vjeçarit të 2015-ës, i cili do të votojë për herë të parë në 2023, kujdes Saliun dhe Ilirin, se ata janë dyshe e zezë” nënvizoi ai.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës komentoi edhe çështjen e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, kur theksoi se tashmë vendi ka një President normal, që nuk do të shtyjë as datën e zgjedhjeve.
Mbetet të shikohet përballja Veliaj-Meta për bashkinë e Tiranës e cila do të jetë Vaterlo për njerin prej tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit