Home Aktualitet Është dhunuar...

Është dhunuar 31-vjeçari nga Policia? Publikohet fotoja (Pamje e rëndë)

1109
0

Ilvi Meta,31-vjeçari  i cili është raportuar se është vetëvrarë brenda Komisariatit në Kavajë, por që familja thotë se atë e vrau Policia. ”Top Story” ka publikuar një foto ku duket shenja e litarit në fytin e tij.

Babai i të ndjerit hedh akuza ndaj Policisë. Agim Meta thotë se nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për djalin e dekur nën ruajtjen e policisë. Arben Meta, djali i xhaxhait të 31-vjeçarit, ka rrëfyer momentet kur ka parë trupin e të ndjerit. Përmes një prononcimi të dhënë për media, Arbeni thotë se kushëriri i tij ishte i buzëqeshur në momenti që kishte ndërruar jetë dhe se kishte shenja mbytje në qafë.

Për këtë ngjarje në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar, duke e lejuar të mbante rripin me të cilin kreu vetvrasjen.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit