Home Kultura “Ester” troki...

“Ester” trokistja e Jetmir Troshanit në portën e zgjimit të magjisë së Liqenit të Shkodrës

102
0

Nga Albert Vataj

“Ester” do të jetë koleksioni i fotografive të vitit 2022. Kjo nismë, sipas Jetmir Troshanit e merr titullin “Ester” nga emri i mbesës, e cila është edhe frymëzimi i këtij projekti, i cili vjen në formën e një blloku shënimesh, me kopertinë një nga fotot e tij më të vlerësuara. Ky bllok shënimesh unik, ka për synim promovimin e Liqenit të Shkodrës, Pelikanëve Kaçurrel dhe sugjeron një ndjeshmëri, sa artistike, aq edhe natyrëdashëse, duke e transformuar atë në një vepër arti ne duart tuaja.
Të gjithë zgjedhin nga një deriçkë për të hyrë në solemnitetin grishës të mallit që na thërret së brendshmi nesh, si një lutje përgjëruese. Zotat që kjo përulje i kërkon pranim, janë ato ëndrra që të mbrujtura në një magji dashurie dhe idilike, të magjepsura në ëndjen e dëshirimeve, kohshmërive erdhën dhe bënë fole në shpirtin tonë të tranduar shtegtimesh, njëjt si te ky Liqen ato shpend vijnë. Ndoshta qiellin dashuruam, ndërsa ikja na yshti e kthimi na mbushi prehrat plot ledhatime, e muzgjet na i kredhin në lot. Vijmë e shkojmë si këto shpend të egër, që e zbutën dëshirimin tonë dhe dalldisën më keq dashurinë për Liqenin, atë dashuri që e zbulojmë se ishte e jona ndërsa e ngucim në kujtime dhe nxitojmë ta shfletojmë në këtë ditar fotosh dhe përjetimesh, të cilat Jetmir Troshani i ofron edhe si një thirrje për ta dashuruar dhe mbrojtur natyrën, për t’i njohur dhe përcjellë me ëndje shpendët që Liqeni i Shkodrës, pret dhe përcjell.
Jetmir Troshani ka zgjedhur fotografinë dhe botën e egër të Liqenit të Shkodrës, fluturuesit e qiejve ëndrrtarë që kridhen në dehjen e këtij vërshimi. Pasioni për fotografinë, malli për vendlindjen, kujtimet që e mbajnë të lidhur me shpërgenjtë e çasteve që e përtërijnë shpirtjesh, e kanë rikthyer Jetmirin, e kanë “robëruar” në tashmërinë e asaj prehje dhe epje, duke e shtyrë atë të mbetet këtu, ndërsa shtegton, ikën e vjen, e duke u rigjetur nën këtë përkundje të jepet ninullave që rrisin shpendin e shpirtit, atë zog që gjen fole në çdo pëshpërimë e përjetim, që shtriqet në mallëngjimin e syve që gjithnjë përloten.
Ai prej kohësh e ka blatuar shpirtin e tij krijues të perëndishmes së larmisë së botës së egër të Liqenit të Shkodrës. Nuk ishte i vetëm në këtë manifestim të ëndjes që kërkon të dëshmojë përmes fotografisë dhe fotografia të dëshmojë për mundin dhe sakrificat, për sfidat dhe durimin që syve përtej lenteve, ju desh të kërkonin nëpër qiell e në fluturime, çastin e magjisë.
Jetmir Troshani sjell “Ester”, ikoniken e Liqenitë të Shkodrës, Pelikanin Kaçurrel, për të vijuar udhën që e shpie atë te synimet. Ai tenton të zbrazë në këtë cak gjithë detin e informacionit dhe njohjes, diversitetin dhe larmishmërinë, përjetimet, ndijimet, e pse jo edhe mallit, kujtimeve në këtë kulmim, e cila nuk është e fillimtar e mbarimta. Ai ka një etje epike për të shuar në vërshimin e dëshirimeve që e rikthejnë atë në Shkodër, i ribëjnë atij gjithë magjinë e kulluar të fëmijërisë.
“Ester” do të jetë një trokitje në dyer e asaj që ai ngulmueshëm dhe vendosmërisht kërkon të bëjë, sikur kërkon të përmbush një amanet, të mbajë një premtim, përmes fotografisë dhe atij shpirti krijues, duke bërë më të mirën.
Mes Amerikës dhe Shqipërisë, për fotografin, dhe jo vetëm, Jetmir Troshani qëndron si një obligim, Shkodra dhe si pulsi i kësaj rrahje zemre, Liqeni i Shkodrës, i cili veç veçorive karakteristike të saja, shquhet si një rezervat i një morie shpendësh të rrallë, të cilët vijnë dhe ikin për të lënë gjurmë të cilat shkruajnë në eter dhe në sipërmarrje të tilla historinë e një yjësie që do të llamburitë pareshtur në qiellin e dehjes së vendlindjes, kujtimeve dhe mallit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit