Home ShowBiz Euro 2020, de...

Euro 2020, deputetët shqiptarë tregojnë se për cilin ekip bëjnë tifo

22
0

Deputetët shqiptarë shprehen se po e ndjekin ”Euro 2020” dhe shumica e tyre bëjnë tifo për Gjermaninë dhe Italinë. ”Futbolli ka qenë një pasion i imi i hershëm. Jam tifoz gjerman dhe kam ngelur gjerman”, shprehet Robert Bitri.

”Jam me italianët pasi është një dashuri e hershme e imja për skuadrën italiane nga që e kam ndjekur që herët kampionatin italian”, thotë Xhemal Qefalia.

“Jam me anglezët. Kam bërë doktoraturën dhe besoj se kjo më ka krijuar një lidhje tjetër. Kanë një futboll shumë të bukur por nuk janë me fat”, deklaron Elona Gjebrea.

“Kur ka ndeshje siç ishte Francë-Portugali e ndjek kampionatin evropian por tifoz jam me Holandë”, tha Ulsi Manja. “Nuk e ndjek futbollin por shoh vetëm skuadrën e djalit kur më jep ai informacion. Është tifoz me Gjermaninë”, deklaron ministrja e Financave, Anila Denaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit