Home Kosova Eurodeputeti ...

Eurodeputeti paralajmëron Beogradin: Nëse Radoiçiç nuk ekstradohet në Kosovë…

31
0

Eurodeputeti Tonino Picula, i cili përpiloi tekstin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për ngjarjen e Banjskës ka paralajmëruar Serbinë për ekstradimin e Milan Radoiçiç.

“Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, u shpreh eurodeptueti.

Sa i përket implikimit të mundshëm të Rusisë në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se Rusia është përpjekur vazhdimisht të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Edhe pse ende nuk ka informacione të padiskutueshme për përfshirjen e Rusisë në sulmin në Banjskë, shumë janë të shqetësuar për marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara gjeopolitike që po shpërthejnë në të gjithë rajonin”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit