Home Sporti Europa League...

Europa League/ Juventus sfidon “specialistët” e Sevillas, Roma kundër Leverkusen

62
0

Sonte në mbrëmje nga ora 21:00 do t luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Juventusi do të ndeshet në Torino me Sevillan, ndërsa Roma do të sfidojë në “Olimpico” gjermanët e Bayer Leverkusen.

Pas një sezoni plot ulje-ngritje, bardhezinjtë kërkojnë që të sigurojnë një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Europa League. Skuadra e Allegrit kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, që të marrin një rezultat që do të afronte më shumë kualifikimin në finale.

Skuadra spanjolle eliminoi Manchester United në çerekfinale dhe synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Juventusit. Pas suksesit në Conference League sezonin e kaluar, Roma kërkon një tjetër trofe ndërkombëtar këtë sezon. Ndaj “Aspirinave” nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi Xabi Alonso ka ndërtuar një ekip kompetitivë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit