Home Aktualitet ”Europa...

”Europa në gjendje alarmante”, Manastirliu: Në Shqipëri situata më e qetë nga Covid-19

68
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, thotë se një pjesë e vendeve Evropiane janë duke u përballur me një valë të re të Covid-19. Kurse për situatën në Shqipëri, thotë se është e qetë. Ajo pranoi se ka një hezitim nga moshat e reja, që vjen nga keqinformimi i personave jo kompetentë.

”Një lajm që na jep garanci që vaksina do të ketë dhe për të gjithë grupmoashat, por edhe planin tonë të re, për dozat përforcuese. E rëndësishme është rritja e mbulesës vaksinale. Nevoja për të pasur në disponon vaksina, në këtë periudhë, është e madhe. Kjo është një alert që e ka ngritur OBSH dhe një pjesë e vendeve Evropiane, janë duke u përballur me një valë të re të Covid-19.

Është një situatë e cila na përball me dimrin dhe dihet që rritja e infeksioneve në dimër do të ndodhë. E dyta është virusi i gripit stinor. Ndaj dhe alerti për vaksinën anti-grip është vendosur në të gjithë botën. Janë shpërndarë më shumë se 200 mijë vaksina anti-grip e padyshim që bota apo vendet Evropiane janë duke menduar nëse do të ketë masa shtrënguese.

Disa shtete kanë nisur në fakt. Shqipëria është në situatë të qëndrueshme, sa i përket vendeve të rajonit, përjashtuar Kosovën, shtetet e tjera janë në rritje të rasteve pozitive. Kurba epidemike, apo situata e kurbës epidemike ndryshon në kohë të ndryshe”,-tha ajo në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit