Home Aktualitet Faji i Berish...

Faji i Berishës? Basha: Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët

72
0

Lulzim Basha edhe një herë ka mohuar që mes demokratëve të ketë një përplasje. Për të PD-ja është në një tollovi të shkaktuar nga Sali Berisha, ndërsa pohoi se faji më i rëndë i ish-kryeministrit është pikërisht krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët.

”Ne jemi në një tollovi të stisur nga qasja që një njeri i shpallur non grata nga SHBA zgjodhi. Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i Sali Berishës.

Ai jo vetëm i ka përfshirë, por ka manipuluar emocionet, zhgënjimin e njerëzve që kanë humb gjithçka edhe për shkak të masakrës zgjedhore.

Janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe duan të shohin një rrugë përpara. Dhe ky thotë rruga jam unë, kur dihet që rruga politike e tij ka mbaruar”,-tha në ”Real Story”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit