Home Kosova Familja e Lir...

Familja e Liridonës paralajmëron gja*marrje pas tragjedisë

3829
0

Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes. Vëllai i 33-vjeçares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

Ky i fundit ka pranuar që të ketë urdhëruar ai vrasjen e bashkëshortes ndërsa autorësinë e ka pranuar edhe Granit Plava i cili po ashtu u arrestua të premten. Plava ka thënë në dëshminë e tij se është paguar nga Murseli 15 mijë Euro paradhënie ndërsa 15 mijë Euro të tjera do t’i merrte pas kryerjes së krimit. Veç tyre si i përfshirë në ngjarje u prangos edhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është nip i Naim Murselit dhe anëtar i FSK.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit