Home Aktualitet Familja Gushi...

Familja Gushi u shua tragjikisht, të afërmit ndërtojnë memorial në rrugën e përplasjes fatale

7
0

Në nder të kujtimit të familjes Gushi, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik, familjarë dhe të afërm të familjes kanë ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave.

Përmes epitafit kushtuar familjes Gushi, familjarët kanë dhënë mesazhin sensibilizues drejtuar drejtuesve të automjeteve për të respektuar sinjalistikën rrugore duke respektuar normat e shpejtësisë. Pranë memorialit të afërmit kanë vendosur lule, foto të viktimave dhe dy arusha prej pelushi, për dy vajzat që u shuan në moshë shumë të vogël.

Eduard, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva dolën për herë të fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Dukas në Patos. Familja fatkeqe sapo kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Automjeti i tyre u godit me forcë shumë të madhe nga pas nga një mjet audi me motor të madh dhe që drejtohej nga një 22 vjeçar problematik në timon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit