Home ShowBiz Familja pejan...

Familja pejane në ”Eurovision 2023”, ”Duje” një mesazh për strehën familjare

290
0

Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2023”, do ta përfaqësojë për herë të parë një familje, dhe për herë të tretë artistë nga Kosova.

Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje” fituan zemrat e publikut, të cilët me votën e tyre vendosën që kjo këngë të shkojë në Liverpul të Anglisë, pasi vendi që i takoi e drejta, Ukraina, u tërhoq për arsye sigurie si pasojë e pushtimit të vendit nga Rusia. Familja Kelmendi do të çojë në Eurovision një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.

Këngëtarja Elsa Lila, e cila u rikthye në festival pas 25 vitesh, fitoi për herë tretë çmimin e parë, në po kaq pjesëmarrje, me këngën “Evita”, kushtuar vajzës së saj.

Ndërsa Albina Kelmendi mori votat e publikut për performancën e saj me këngën “Duje”, që e këndoi me familjen e saj. Kelmendi fitoi edhe vendin e dytë nga votat e jurisë, ndërsa vendin e tretë e mori grupi “2 Farm” me këngën “Atomike”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit