Home Aktualitet Favore politi...

Favore politike dhe ekonomike, SHBA bisedime me Shqipërinë dhe Kosovën: Strehoni afganët

16
0

Një lojë e fshehtë po shuhet nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, e cila mësohet se ka zhvilluar bisedime të fshehta me disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve që punonin për qeverinë amerikane.

Lajmin e ka dhënë agjencia e lajmeve ”Reuters”, ku thekson se nga katër zyrtarë amerikanë, të cilët janë shprehur se administrata amerikane kërkon të mbrojë afganët e lidhur me SHBA-në nga hakmarrjet talebane, ndërkohë që përfundojnë në mënyrë të sigurt procesin e miratimit të vizave të tyre amerikane.

Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe ata që kanë kryer punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV. “Është thellësisht shqetësuese që nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve të cilët janë qartazi në rrezik”, tha Krish O’Mara Vignarajah, president i Organizatës së Zhvendosjes së Shërbimit Ligjor të Imigrimit dhe Refugjatëve.

Sipas “Reuters”, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe politike për Kosovën në këmbim që të pranojë disa mijëra afganë. Në të njëjtën kohë, ka shqetësim në Uashington për aftësinë e Kosovës për të strehuar afganët. Ministria e Jashtme e Kosovës dhe as autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë koment për këtë kërkesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit