Home Aktualitet “Festa e birr...

“Festa e birrës” në Korçë, policia plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit

60
0

Nga dita e sotme deri më 20 gusht, në qytetin e Korçës do të zhvillohet “Festa e Birrës”. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti.

Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të Terminalit, nga ora 18:30-01:00, me përfundimin e aktivitetit.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim, nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth Terminalit të Autobusave dhe tek Pazari i Vjetër, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në Terminalin e Autobusave, tek Pazari i Vjetër, si edhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së, Forcës Speciale “Shqiponjat”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit