Home Kultura Festa në Lezh...

Festa në Lezhë në nder të emigrantëve

12
0

Çdo 15 gusht, emigrantët lezhjanë mblidhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Prej vitit 2006, në vlerësim të sakrificës së tyre, kontributit që i kanë dhënë qytetit dhe transmetimit të vlerave më të larta në vendet ku ata punojnë e jetojnë, në këtë datë atyre u dedikohet e gjithë vëmendja.

Dita e shtegtarëve, një moment kujtese për të gjithë emigrantët, tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Lezhës.

Si asnjëherë tjetër të gjitha rrugët u bllokuan dhe sheshi pati mijëra njerëz ku shijuan performancën dy artistëve Ledri Vula dhe Ardit Çuni. 15 gushti shënoi dhe përmbylljen e dy javëve aktivitete që janë mbajtur çdo natë në shesh duke mbledhur mijëra qytetarë, vizitorë dhe emigrantë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit