Home Sporti Festë dhe në ...

Festë dhe në Poloni pas fitores së Shqipërisë ndaj Çekisë, ja komentet pikante të gazetarëve

62
0

Fitorja e Shqipërisë ndaj Çekisë është shoqëruar me festë edhe në Poloni. Skuadra që gjendet në vend dytë me 9 pikë, ndërsa i kanë ngelur për të luajtur takimet ndaj Moldavisë dhe përballja direkte me Çekinë.

Polakët njëzëri shprehen se tani pjesëmarrja në Gjermani 2024 varet tërësisht nga ta, pas fitores 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Më poshtë ju sjellim disa prej komenteve më pikante:

– “Shqipëria po bën në këtë grup atë që duhej të bënte Kombëtarja e Polonisë. Respekti është i merituar”, ka shkruar Jakub Seëeryn nga Sport.pl.

– “Do të jetë një mbrëmje ëndrrash. Lajm i bukur vjen nga Tirana”. njoftoi Zbignieë Boniek gjatë ndeshjes.

– “Jasir Asanin – askush nuk e njeh, askush nuk e analizon, askush nuk i shikon ndeshjet e Gwangju, askush nuk e di se çfarë të presë, por ai shfaqet në kualifikuese dhe shënon gol pas goli nga distanca, duke u kthyer në golashënues”,  shkruhet në komentin për CANAL + Sport.

– “Shqipëria me golaverazh më të mirë se Polonia dhe Çekia. Epo, ne mund t’ju përgëzojmë për promovimin tuaj në Europian”- ka shkruar Rafał Smoliński në portalin ËP Sportoëe Fakty.

 

 

 

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit