Home POLITIKE Fevziu te Rak...

Fevziu te Rakipi: PD po shkon drejt çarjes së plotë. Qesharake farsa e Alibeajt për Presidentin e ri

657
0

I ftuar në emisionin ”Të paekspozuarit” te Ylli Rakipi, gazetari Blendi Fevziu thotë se për të Partia Demokratike po shkon drejt një rruge ku po ndodh coptëzimi i plotë i partisë. Nga ana tjetër, rolin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e Presidentit të ri, e quan qesharak.

”Problemi më i madh është se PD po shkon drejt çarjes së plotë. Se sa e vogël është pjesa se di, por mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare. Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës, do kemi një palë zgjedhje ku një pjesë mund të hyjë me siglën shtëpia e lirisë dhe pjesa tjetër me siglën e PD dhe në fund kemi një bonus të ndjeshëm për maxhorancën.

Alibeaj e bën këtë sepse besoj se ai dhe një grup njerëzish mund të mbijetojnë përmes kontestimit të Berishës. Kam përshtypjen se ky grup kontestues mendon të përçajë PD. Nuk është problemi se ky grup se ka bazën, por problemi është se kanë lënë jashtë një grup parlamentar të madh dhe Rama mund të ketë 2/3 ose 3/5 si asnjëherë më parë.

Nëse PD lë rrugëve 20 deputetë sepse një pjesë janë me Alibeaj, dhe një pjesë tjetër me Berishën, por ke nja 30 deputetë si elektron të lirë që vërtiten mes të dy grupeve. Qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit