Home ShowBiz Fitues i &#82...

Fitues i ”BBVK2”, Lumbardh Salihu tregon sekretet që i dhanë fitoren: Analizova banorët dhe dëgjoja…

167
0

Ish-futbollisti Lumbardh Salihu është  fitues i edicionit të dytë të ”Big Brother Kosova Vip”. Ai arriti të fitojë çmimin e madh prej 144 mijë eurosh, duke mposhtur finalistët e tjerë: Edona James, Blerandon dhe Shqipe Hysenajn.

Në një intervistë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Lumbardhi tha se në fillim ka qenë pak e vështirë për të, por me kohën u ambientua. Lumi theksoi se ka analizuar banorët dhe ka dëgjuar me vëmendje opinionet e opinionistëve në studio.

Ish-futbollisti nga Vitia u shpreh i lumtur se brenda ka fituar edhe dashurinë e jetës. Salihu ka qenë i pëlqyer brenda për veprimet, maturinë dhe për lojën karshi të tjerëve.

Salihu foli për lidhjen e tij me Kaderin, ku tha se ndjehet krenar që e ka të dashur. “E ka zemrën shumë të mirë, më ka dhënë shumë dashuri. Jam krenar që e kam”, tha ai. Lumi tha se mezi pret ta njohë edhe më shumë Kaderin jashtë shtëpisë, pasi siç tha ai, presioni i kamerave ka bërë të veten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit